Uncategorised

Mehmet Musa: Pran varrit të Sadik Selmanit e Zeqir Lushajt (Vizitë në Malësinë e Gjakovës)

Pran varrit të Sadik Selmanit e Zeqir Lushaj!

Java e tretë e janarit e këti viti edhe pse ishte dimër, nuk kishte borë, shi, fërfllazë e acar, por edhe sikur të ishte dimër i egër nuk kishte mund kush t‘i ndalë burrat nga Shqipëria, bashkia e Gjakovës dhe Deçanit, që në mëngjesin e asaj  dite të fillojnë rrugën për në Malsi të Gjakovës, në Bajram Curr, Bujan e Gri. Qëllimi i kësaj vizite kishte shumë arsye: në njerën anë të takohemi vëllau me vëlla, që dikur as që mund të imagjinohejë të merej ajo rrugë aq lehtë, por prap se prap shpresa nuk vritej, sepse jetonim me ëdrrën tonë se një ditë, heret a vonë, do bashkohej vëllai me vëllanë! Ato iluzione e shpresa, për fat të madh i përjetuam, i bëmë realitet, ngase zëri i ëmbël dhe telat e qiftelisë së malsores nga Dragobia, Fatime Sokoli, depertonin në çdo pëllembë toke, shqip ku flitet, dhe nuk njihnin fare kufijtë që ishin vendosur kunder deshires dhe vullnetit tone… Dhe, në anën tjetër, ishim të vendosur që t’i vizitonim varret e dy burrave të Krasniqes, babë e bir, pranë njëri – tjetrit: Sadik Selmanit dhe Zeqir Sadikut. Vizitën e parë e bëmë për ngushëllime te malsori Osman Lusha, në Bajram Curr, ngase para një muaji ishte vetmuar duke i ikur në amshim shoqja e tij e jetës, Hava. Më pas, së bashku me Osman Lushën, shkuam në Bujan te Smajl Avdia, ku i kishim ngelur borgj për ta ngushëlluar për babain e tij, shekullorin, Avdi Rexhën e Krasniqes, edhe pse kishin kaluar më shum se dy vite qysh kur Abdi Rexha kishte ndërruar jetë por, populli ynë thot se ngushëllimeve kurrë nuk u ikë koha. Më vonë erdhi nga Bujani Plaku i Krasniqes, Bajram Sylejmani, i mulosmanajve e stërnipi i Zeqir Halilit të Krasniqes, së bashku me Ramë Mujën, në Restauranin që mbante në ballë emërin e të pavdekshmit Avdi Rexha. Eshte veshtirë të përshkruhet atmosfera vëllazërore në ato çaste që kaluam së bashku. Në bazë të zakonit te maleve tona, nikoçiri me mish e shpirt perpiqet t’ia plotësoj çdo dëshirë mysafirit. Fillova t’i falënderoj për mikpritjen dhe respektin e pafund që shfaqën ndaj nesh, por dhe shtrova një kërkesë; burra, nga Isniqi i Shqipërisë jam nisur edhe me një mendim e qëllim që ta takoj dhe t’i foli dy fjalë me birin e Malësisë se Gjakovës, me intelektualin, poetin, shkrimtarin e mjeshtrin e letrave shqipe, Zeqir Sadik Lushajn, i cili na dështoi duke na ikur ashtu siç ike vetima e duke na lënë me sy të përlotur edhe për një kohë të gjatë. Iteresant eshtë se kurrë me Zeqir Lushajn nuk jemi takuar ndonjehere fizikisht. Jemi takuar vetem në distance dhe kemi ngelë vëllezër për njëmij vite.  Ramë Muja dhe Osman Lusha,u ngritën ne këmbë për të ma plotësuar kërkesën dhe me makinën e Ramë Mujës filluam rrugën për në Gri. Nuk mora kend tjeter me vete nga shokët që ishin me mua, ndjenjat ishin të përziera, në kokë me bluante një mendim se si do e përballoj dhe si do të qëndroj kur të shoh varrin e Zeqir Lushaj. Pastaj me sillej vërdallë në kokë zeri i trashë prej kreshniku, kur shpeshëhere flisnim së bashku në telefon dhe flisnim për Shkup e për Shkodër, për Shqipërinë e coptuar në gjashtë shtete e për shqiptarët e copëtuar në dymdhjetëmijë parti. E flisnim çka nuk flisnim për kullën e Bujanit dhe vendimet që u morën në atë kullë me 2 janar 1944, ndersa kurë shkroi tekstin e këngës, para tre viteve
për Sali Shatrin: „Por si uji që rrjedhe prej vrellet, dera e Shatrit kurrë nuk shterret“, e falënderova dhe më tha; i kemi borgj shumë më shumë ati burri të Dardanisë, sepse e kam njohur mirë dhe një jetë në borë e shi me armë në dorë e në brez ia kushtoi Shqipërisë së ndarë në gjashtë shtete. Më falënderoi edhe për bashkpunimin që bëja me portalin „Zemra Shqiptare“, madje njehere nga modestia i thashë: O baca Zeqir, une nuk di të shkruaj mirë, kurse ai menjëhere u përgjigj shkurt: ti nuk shkruan as mirë e as keq ,por ti shkruan të vërtetën, e në këto kohë me të errëta se kurrë më parë ku gjindeni, kemi nevojë edhe për ata që nuk shkruajn mirë e as keq por,që shkruajn të vërtetën. Më porositi që të shkruaja për ngjarjet e Kosovës, me theks të veçant për gjashtë mujorin e dytë të vitit 1981, ku ja
plotsova atë deshirë, por pasi që ndërroj jetë baca Zeqir dhe vërtetë u binda që ndërroi jetë kryeredaktori i „Zemrës
Shqiptare“mendje ndrituri Zeqir Lushaj, sepse shkrimi me titull; „Pranvera e vitit 1981 ishte bombë atomike kunder
Jugosllavisë dhe bashkim-vëllezerimit“nuk u botua edhe sot e kësajë dite dhe qëndron varur në sirtarët e portalit “Zemra Shqiptare”. Makina që drejtonte me shumë kujdes Ramë Muja, ecte ngadal rrugës së thyeshme rranzë gështenjave të Grisë, gështënja të cilat edhe Zeqir Lushaj ka mbledhur bashkë me moshatarët e Ti, kur ishin fëmijë të
vegjël. Asajë rruge të thyeshme e të kthyeshme plot leqe, arritëm te varret e babait dhe të birit, te varret e Sadik Selmanit dhe Zeqir Sadik Lushajt… ishin ndjenja të pa përshkruara, të behej zemra gropë për ate që kurrë nuk je takuar me te fizikisht, por që e ke shkruar në rrasë të zemrës përjetsisht. Që të flas me zë të lartë disa fjalë me Zeqir Lushajn nuk më lejuan rrethanat, ngase mendoja që nuk do më kuptojnë malsorët e kësaj ane, që më shoqëronin; Ramë Muja  e Osman Lusha. Dhe fola në heshtje e vetmevete; Baca Zeqir pse u shove? Pse ike kur Shqipëria natyrale kishte nevojë më së tepërmi për tye, kishte nevojë Isniqi, Gllogjani, Tomoci, Gjilani, Presheva, Zhunica e Norça, Gjirokastra, Tropoja e Shkodra? Kishin nevojë për rreshtat e artë e për penën Tuaj, për prozën e poezinë Tuaj… kishin nevojë për mendimet, këshillat e udhzimet që nuk i përkitnin asnjë partie e religjioni, por vetëm këti kombi që
nuk ka  në botë komb të ndarë në gjashtë copa siç eshtë kombi ynë.
A thua bacë pate kujt me ia lënë testament dijen dhe mençurinë tende që në kombin tonë jan të rrallë burrat siç ishe Ti. E kujt ia le amanet perkushti min dhe angazhimin që ishte moto e tërë jetës Tuaj:

„Vraponi burra ta bëjmë Shqipërinë as të vogël e as të madhe, por Shqipërinë natyrale të tëgjithë shqiptarëve me një kushtetutë, me nje kufi, me nje flamur e me një ushtri”!

Baca Zeqir të qoftë i lehtë dheu i Grisë e çmallu me babëlokun tëndë, Sadik Selmanin!

Pastaj morëm rrugën teposhtë e dalëngadalë, duke lënë një pjesë të shpirtit pranë varrit të Zeqir Lushaj. Por, ma kishte ënda pasi që jemi në fshatin Gri ta pimë nga një kafe dhe gotë “Skënderebe” të miku im i vjetër, 95 – vjeçari Shpend Rrustemi, dhe në befasi thirrëm te dera; o Shpend Rrustemi a don miq! Edhe pse ishte në moshë, afër një shekulli, Shpend Rrustemi na priti e na përcolli siç e pret vëllai vëllanë. Me të arritur në Bujan shifej kulla historike e vendimeve të Bujanit, e lagur dhe bërë qull, jo nga dimrat e egër, reshjet e borës e shiut, fërfëllëza e acari, që rendojnë mbi kullën tash 79 vite, por nga lotët e kullës që kurrë nuk do të pushojnë deri atë ditë që çdo pëllëmbë e tokes, shqip ku flitet të thirret Shqipëri.
Kështu përfunduam vizitën në Malësinë e Gjakovës në janarin e këti viti.
Rrespekt e lavdi nder mote për  burrat e Malësisë së Gjakovës që nder shekuj dhanë jetën për ta bërë edhe Preshevën Shqipëri!!!