TIRANË, 13 dhjetor/ ATSH/ Të dielën është mbyllur java e pestë e Kampionatit Kombëtar të femrave, me pesë ndeshje që janë luajtur ditën e shtunë dhe Apolonia-Teuta që u luajt ditën e sotme në qytetin e Fierit dhe u mbyll me fitoren e thellë të fierakeve 13-0.
Të shtunën Vllaznia kryesuese mundi Kinostudion në Tiranë me rezultatin 9-2. Tirana AS ka fituar në transfertën e Lushnjës me rezultatin 0-5 ndërkohë që Juban Danja ka mundur Bilisht Sportin me 8 gola në ndeshjen e luajtur në Shkodër. Partizani fiton bindshëm në Korçë ku ka mundur Skëndërbeun me rezultatin 2-6. Tirana ka luajtur në shtëpi dhe përballë kishte shkodranet e AAS të cilat u mundën thellësisht 14-0.
Vllaznia kryeson kampionatin me 15 pikë pas pesë javëve të para dhe në ndjekje janë Apolonia, Juban Danja, Tirana AS dhe Tirana me 12 pikë. Partizani renditet në vendin e 6-të me 9 pikë të grumbulluara. Kinostudio 6. AAS, Skënderbeu dhe Teuta në kuotën e 3 pikëve në renditje e cila mbyllet me Lushnjën dhe Bilisht Sportin në kuotën e 0 pikëve.