KUVENDI I DEGËS SË SHBP – së NË VITI
Të burgosurit e dikurshëm politikë të Vitisë, sot mbajtën Kuvendin Zgjedhor të Degës së SHBP-së… Nga qendra ishte dërguar të ndiqte dhe ndihmonte Kuvendin e kësaj Dege, Berat Luzha, anëtar i Kryesisë së Shoqatës. Disa nga shokët tanë, dikur të burgosur politikë nga pushtuesit e tokave të Shqipërisë, janë në mërgim. Disa të tjerë janë vendosur në Gjilan, disa në Ferizaj, Prishtinë, kurse disa shokë, që i kujtojmë me dhimbje e nderim, nuk jetojnë më… Fillimisht, pas miratimit të rendit të ditës, Kuvendin e Degës e përshëndeti anëtari nga Kryesia e Shoqatës, Berat Luzha, i cili foli edhe për veprimtarinë e Shoqatës gjatë këtyre viteve…
Kuvendi u mbajtë me këtë rend dite: 1. Raport pune nga Kryesia e deritashme. 2. Zgjedhja e Kryesisë. 3. Zgjedhja e delegatëve për Kuvendin e Pergjithshem. 4. Çështje të ndryshme. Për pikën e parë, pas dëgjimit të raportit që paraqiti Kryetari i deritashëm, shokët diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre për raportin dhe për çështje të punës dhe organizimit edhe më të mirë të Degës dhe Shoqatës…
Anëtarë të Kryesisë së Degës u zgjodhën: 1.Xhevat Haziri-Kryetar, 2.Daut Xhemajli-sekretar, 3.Shyqeri Gjinolli-anëtar, 4.Bislim Bislimi-anëtar dhe 5.Xhelal Rexhepi-anëtar.
Delagatë për Kuvendin e Përgjithshëm të Shoqatës u zgjodhën: 1.Xhevat Haziri 2.Tahir Lybishtani 3.Avni Zejnullahu 4. Xhevat Bislimi.
Në pikën e fundit më shumë u fol për mbledhjen e shënimeve për të burgosurit e dikurshëm politikë me qëllim të përgatitjes së Librit -regjistrit shumëvëllimshëm për të gjithë të burgosurit politikë…
Për fund ngremë dolli dhe pimë nga një gotë verë për shëndetin dhe punën e mbarë të Kryetarit e të Kryesisë…
add a comment