Kulturë\Letërsi

Malsor Graiqevci: S’ka komb kosovar

S‘KA KOMB KOSOVAR
S’ka komb kosovar,
pos shtetas të Kosovës,
mos na bëni horë,
ju Kuajt e trojes.
Gjithë jemi Shqiptarë,
kudo që jetojmë,
qoftë edhe në Alaskë,
duhet ta kuptojnë.
Kombin Shqiptar,
nuk mund ta ndryshoni,
Shtetësin e nji shteti,
mund ta përfitoni.
Prandaj leni Përrallat,
ju të vëllazërim – bashkimit,
iku koha juaj,
jugosllav të mjerimit.
Kombi e shtetësia,
mes veti dallojnë,
qoftë edhe kinezët,
shtetësi përfitojnë.
Por kinezë mbeten,
e nuk janë shqiptarë,
si kombet e tjera,
kudo në botën mbarë.
Ashtu dhe shqiptarët,
që jetojnë n’serbi,
kudo shqiptarë ndihen,
me shumë krenari.
Mandej të gjitha Trojet,
një ditë do të bashkohen,
amaneti i të rënve,
në vend do të çohet.