Kulturë\Letërsi

Majlinda Peza e Florenca Stafa: ELBASANI DJEPI I ARSIMIT DHE KULTURËS

ELBASANI DJEPI I ARSIMIT DHE KULTURËS
   “Dokumente për arsimin në Qarkun e Elbasanit në vitet 1945-1950”, pjesë e projektit kërkimor shkencor “Elbasani në vitet 1945-1955”, që botohet me mbështetjen e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Z. Skënder Topi, përmban dokumente arkivore të botuara për herë të parë për arsimin në Qarkun e Elbasanit.
   Dokumente të rëndësishme, që dëshmojnë punën dhe kontributin me përkushtim të intelektualëve dhe mësuesve nga familjet e nderuara të qytetit dhe Qarkut të Elbasanit, në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit në vitet e para të pas luftës.
   Dokumente arkivore për; studiues të historikut të shkollave dhe institucioneve drejtuese arsimore në Qarkun e Elbasanit, për gjuhëtarë, për studentë në hartimin e tezave në nivel doktorature si dhe për banorët e Qarkut të Elbasanit, që krenohen me familjarët e tyre të cilët kanë kontribuar dhe kanë punuar me devotshmëri për vite të tëra në fushën e mësimdhënies.
Falenderime drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Tiranë Z. Ardit Bido dhe Sektorit të Arkivit Vendor Elbasan, grupit të punës dhe studentëve të angazhuar!
Mirënjohje Universitetit për mundësinë e botimit!

Postimet e fundit !