Aforizma lirike
(Lutfi Coka ,Pjesa e parë)
1-Ai që bën nënën të këndojë
Me urata veten do mbulojë,
Të mirat e ndjekin nga pas
Shpirti i mbulohet me gaz!
2-Ai që dijet i ka me lopatë
Plaket me mjekërr të gjatë!
3-Ai që ka në shpirt kunacërinë
Nuk e shijon pasurinë.
4-Ai që librin se hap fare
Eshtë si dhoma pa dritare.
5-Ai që vdes i lirë
Nuk ka qënë as shtypës as vampir
6-Nusja që vjehrrën e nxjerr në Pazar
Eshtë e verbër është e shkarë.
7-Nëse vjehrrën e nxjerr
zbathur ndër miq,
Të ëmën e saj
Nusja e vëllaut
Të nxjerr lakuriq…
8-Arsyja e zemra
si bija e nëna,
Kurt ë dyja janë tokë
Me dy këmbë ecën në tokë.
9-Atdheu është flori
Si qumshti i nënës që pi.
10-Atdheu e shtëpia
Si nëna dhe bija.
11-Atij që mendja i ka fluturuar
S’dihet ku ka shkuar.
Bëhet i egër dhe dhampir
Si qeni lidhur në zingjir.
12-Atë që ke sot në dorë
Mos e bë rrush e kumbulla,
Se nesër do mbetesh
Si këmisha pa sumbulla.
13-Ai që me duart kallo i ka
Të mirat i sjellin në botë,
Këtë kushdo e thotë
Pasi syri është loti dhe dora flori..
14-Bëre dy të këqia
Për të fituar një të mire.
S’je më njeri,
por një zingjir,
Që se le skllavin e lirë.
15-Bujari dru i lartë
Shpirtvarfëri dru i thatë.
Bujari shpirt sheqer
Kurrnaci zemër zehër.
16-Besova shumë rashë në lum
Besova pak rash në jatak!
17-Ç’është kjo botë si rrotë
Që sillet vërdallë
Që nuk njeh as brenga
S’të qan asnjë hall.
18-Dy zemra të ëmbla sheqer
Dhe ujin e shëndërrojnë në verë.
Droga sjell marrëzinë
Të gjallë e varros njerëzinë.
19-Dashuria e gjelozia
Si trari e çatia,
Trari hollohet
Çatia rrezohet.
20-Derë moj derë
Për të mirin hapesh lehtë
Për të ligun mbyllesh vetë.
21-Dëshira e zelli
Si uji e mielli,
Njëri nga tjetri nuk shqiten
Gjersa në furrë të piqen.
22-Do të doja të isha tavë guzhine
Të piqja mendimin,
Nuk doja të isha si goja
Që ato që dëgjon
Në prapanicë i shkarkon.
23-Dredhëria siklet
Ndershmëria rrugë e vërtetë.
24-Dua të mërzitem
Nuk mërzitem dot,
Dua të qajë ,nuk qaj dot
Nga qeshjet i lag me lot.
25-Durimi forcë shtërngimi
Drurët e shtrembër drejton,
Frutat e ëmbla grumbullon.
26-Dy njerëz me mend
Nuk grinden si qen,
Nëse grinden për përshesh me kos
Njëri shul e tjetri lloz.!!!
27-Dy motra janë
Pushtuan dynjanë
E mira dhe e liga
Feja dhe politika!
28-Dashuria njenjë njerzore
Mizoria veprim ksfshëror
E para djell vyrtut
E dyta të nxjerr sytë!
29-Ecin mbi rrugë
I miri dhe i ligu
Njëri ka mrësinë
Tjetri s’dihet nga iku.
30-Egoisti e dentist
Atë dhëmb që e shkul
Në vend më se ngul.
31-Emri shqiptar
Është emir yt
Më i shtrenjtë
Se dy sytë.
32-E vërteta e gënjeshtra
Si vera e vjeshta,
Njëra frutat i ëmbëlson
Tjetra për tokë i lëshon.
33-Familja kudo janë
Derë kanë nënën
Tra kanë baban!
34-Fjala e djalit
është si gozhdë
Në patkoj të kalit.
35-Fjala nënë
Është yll është hanë
Duke bredhur nëpër botë
Por nënë nuk gjeta dot.
36-Gënjeshtari si gur varri
Dritën ta merr
E të nxjerr në terr.
37-Gëzinmi e hidhërimi
Shokë të pandarë
E ndjekin njeriun
Deri në varrë.
38-Gjuhës po i vure fre
Rrëzon lisin perdhe.
39-Gjykatësi bëhët i pandehur
Dhe i pandehuri gjukatës
Kur ligji nuk është
Instrument matës.
40-I ligu natën bëhet mizor
Dhe ditën duket si gaztor.
I ligu në skuta rri
Nuk gjen kurë qetësi
Sa të thyej kokë e turi.
41-I mençuri ndërton një urë
Budallai një kapicë me gurë.
…