Kulturë\Letërsi

Lufti Coka: Mendjemprehtësia e gjykatësit

Trupi gjykues ishte gati të deklarojë vendimin përfundimtar për ekzekutimin e të pandehurit. Ai akuzohej për vrasjen e të shoqes dhe të gjitha faktet e nxirrnin atë fajtor. Por, askush nuk e dinte çfarë kishte ngjarë me trupin e viktimës.
Në këtë moment kritik për vetë të akuzuarin dhe avokatin e tij, ky i fundit ngrihet në këmbë për të dhënë faktin e fundit se klienti i tij ishte i pafajshëm. Trupi gjykues duhej të ishte i sigurt 100 % se i akuzuar ishte fajtor, para se të marrë vendimin për ekzekutim.
Avokati, duke iu drejtuar herë trupit gjykues dhe herë sallës, tha:”Tani do të hyjë nga dera, vetë bashkëshortja e të akuzuarit, e cila përbën dhe faktin e pakundërshtueshëm, se ajo është e gjallë dhe se klienti im është i pafajshëm!!!
Të gjithë sytë e publikut në sallë dhe të trupit gjykues u drejtuan nga dera… Pas disa momentesh heshtjeje, askush nuk hyri nga ajo derë.
Avokati shtoi:”Të gjithë ju pritët që të hyjë viktima, apo jo? Kjo tregon se ju i nderuar trup gjykues nuk jeni të bindur 100 % se klienti im ka vrarë gruan e tij”!!
E gjithë salla u mrekullua nga mendjemprehtësia e këtij avokati. Trupi gjykues e mori në shqyrtim dhe këtë provë që solli avokati mbrojtës. Por, vendimi ishte i befasishëm.
I akuzuari të ekzekutohet, pasi të gjitha provat vërtetonin akuzën për vrasjen e të shoqes!!!
Të habitur, njerëzit thërrisnin si ishte e mundur diçka e tillë. Gjykatësi, pasi mori frymë thellë u përgjigj:
“Kur avokati bëri me shenjë nga dera dhe na tha se do të hyjë vetë gruaja e të pandehurit, e cila ishte akoma gjallë, të gjithë shikimet tona u drejtuan nga dera, në pritje të viktimës.
Ishte vetëm një person në sallë, sytë e të cilit nuk u drejtuan nga dera.
Ai ishte vetë i akuzuari!