Lëvizja\UÇK

Luftëtarët e Malsisë së Gjakovës, Tropojës, që ranë për çlirimin e Kosovës së tyre të pushtuar nga Serbia

Lufta e LPK – UÇK-së për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë bashkoi kombin shqiptar dhe shqiptarët anembanë botës si asnjëherë më parë. Erdhën dhe luftuan e ranë me armë në dorë luftëtarë nga çdo cep i Atdheut tonë, Shqipërisë. Erdhën, luftuan dhe ranë në altarin e lirisë shqiptarë nga e gjithë bota. Me Luftën tonë Çlirimtare u solidarizuan edhe bijë të popujve tjerë liridashës. Edhe prej tyre ranë me armë në dorë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Një unitet i këtillë politik e luftarak liridashës nuk ishte parë dhe as dëgjuar më parë. Ne, të gjallët, sot e përgjithmonë përulemi me nderim të thellë para famëmadhes LPK – UÇK dhe Dëshmorëve dhe Heronjve të saj e të krejtë Shqipërisë. NË JETË TË JETËVE NDERIM E LAVDI! (Xh. Gj.)