Komenti

Llambi Qirko: Shteti rrumpallë vetëm rrumpallhane do të prodhojë

Koment nga Llambi Qirko
Po të ishte për Çanët e Çurrët (Arjanët) do ishte e lehtë zgjidhja, por është POLITIKA E MBRAPSHTË E KËSAJ KLASE POLITIKE 30 vjeçare, që stimuloi lëvizjet anarkike, që shkatërroi gjithçka dhe e la popullin në mëshirën e zgjidhjeve individuale, që mbylli shkolla, qëndra shëndetësore, mbylli hapësirat e punësimit në zonat malore e fshatarësia mbeti JETIME…
Kjo klasë politike bandite, që e vuri vehten në shërbim të OLIGARKISË dhe KRIMIT TË ORGANIZUAR, i krijoi këto probleme.
I la të mjerët të ndërtonin vend e pa vend. Ua shiti energjinë elektrike, u shiti ujin, u mori taksat sa e si deshi (u mori edhe disa herë RYSHFET)… I mashtroi me LEGALIZIMET (që i përdori çdo qeveri për vota). Dhe këto thagma i pësoi VERIU dhe JUGU, i pësova si TI dhe UNË, e plot e plot intelektualë që u hodhën në rrugë me disa diploma TË VËRTETA e jo me letra bakalli të universiteteve private! Në 40 vjeç unë, 35 vjeç vëllai etj…, mbetëm në mëshirë të fatit se politika na hodhi në rrugë të madhe. Nuk pushtuam, nuk ndërtuam pa leje, duke respektuar të drejtën e të tjerëve, por vuajtëm e vuajmë padrejtësitë e këtij shteti bastard… Mund ta kishim bërë si shumica… por nuk e bëmë …
I dashur ing. Bardhi !
Ti ke të drejtë për ato që thua por, “FAJI U BË QYRK E S’E VESHI ASKUSH “.
Në raportin INDIVID/PUSHTET faji i mbetet pushtetit që i ka të gjitha mjetet për të vënë rregull.
NJË SHTET-RRUMPALLË vetëm RRUMPALLHANE do prodhojë.
Të përshëndes e të uroj një të diel të mbarë !