Botë

Lituania shkëputet nga rrjeti energjetik rus

RIGË, 22 prill /ATSH-DPA/ – Lituania ka shkëputur për herë të parë, të gjitha lidhjet e saj me rrjetin elektrik rus.

Sipas operatorit lituanez “Litgrid”, rrjeti i vendit baltik do të operohet plotësisht në mënyrë të pavarur për herë të parë në histori, gjatë shkëputjes së provës 10-orëshe.

“Energjia elektrike e nevojshme gjatë kësaj kohe do të vijë ekskluzivisht nga burimet vendase ose do të importohet nga Suedia dhe Polonia”, tha “Litgrid”.

Lituania tha se kishte ndaluar plotësisht importet e energjisë nga Rusia, vitin e kaluar.

Megjithatë, ashtu si Estonia edhe Letonia është ende pjesë e një rrjeti të përbashkët të sinkronizuar të energjisë elektrike me Rusinë dhe Bjellorusinë, i ashtuquajturi sistemi i unazave (BRELL) që daton në epokën sovjetike.

Kjo do të thotë se shtetet baltike janë praktikisht të lidhura me rrjetet ruse dhe bjelloruse dhe vazhdojnë të varen nga Moska për të ruajtur stabilitetin e sistemeve të tyre të energjisë elektrike, që tani konsiderohet si një rrezik sigurie në Talin, Rigë dhe Vilnius.//a.i/