Portreti/intervista

Liljana Naçi: Heroi i Popullit Mihal Druri

Mihal Duri Hero i Popullit
Mihal Duri lindi në fshatin Erind të Lunxhërisë, Gjirokastër, në vitin 1916. Pas vdekjes së të atit, ai bashkë me nënën dhe motrën më të vogël erdhi në Tiranë. Me të mbaruar shkollën fillore hyri si punëtor në shtypshkronjën “Dielli”, ku punonte 10-12 orë në ditë, por paguhej shumë pak. Ai ishte i pajisur me veti të rralla të punëtorit revolucionar. Që në moshë të re hyri në lëvizjen punëtore dhe shumë shpejt u bë aktivist i dalluar. U lidh me Qemal Stafën, Vasil Shanton, Enver Hoxhën, Vojo Kushin etj. Mihali u bë anëtar i Grupit Komunist të Korçës, në degën e Tiranës. Këtu ai futi mjaft intelektualë revolucionarë, siç ishte bashkëfshatari i tij Misto Mame, i cili erdhi në Tiranë. Mihali dhe Misto ishin ata që krijuan shtypin ilegal që para themelimit të PKSH, duke shtypur trakte, parrulla e artikuj për demaskimin e propagandës fashiste. Ata, nën drejtimin e Enver Hoxhës, përgatitën edhe shtypjen e gazetës “Zëri i popullit” dhe revistës “Kushtrimi i Lirisë”. Për të realizuar këto bënë një sërë aksionesh për sigurimin e shaptilografëve, makinave të shkrimit, letrës, shkronjave dhe mjeteve të tjera të nevojshme. Kryerjen e këtyre aksioneve ia ngarkuan Mihal Durit dhe njërit nga njësitet guerrile të komanduar prej tij. Një nga këto aksione ishte ai që u bë në ish Ministrinë Botore, ku u mor një sasi e madhe letre. Pas këtyre njësiti guerril me komandant Mihal Durin kreu shumë aksione të vështira, çka i alarmoi së tepërmi fashistët dhe vunë në lëvizje spiunët pë survejimin e atentatorëve.
Mihali u pranua në radhët e PKSH që në themelimin e saj. Së bashku me Vasil Shanton, Qemal Stafën e luftëtarë të tjerë, ai ishte një nga partizanët e parë të vitit 1941 që u hodh në radhët e çetës së Pezës e komanduar nga patrioti Babë Myslimi, e cila u bë shumë shpejt e njohur në të gjithë vendin për aksionet dhe luftën e saj. Më 25 nëntor 1941, komunistët Vasil Shanto, Mihal Duri, Ferid Xhajko, Stavri Themelko, Pandi Nasho, Baki Starja, Loni Grazhdani etj. u mblodhën në Maknor dhe formuan celulën e parë të PK në çetën e Pezës, ku sekretar u zgjodh Mihal Duri. Nën udhëheqjen e Partisë, Peza u bë shkollë për përgatitjen e kuadrove të rinj e të nevojshëm për të udhëhequr nga ana ushtarake dhe politike çetat partizane që u formuan më vonë në shumë krahina të vendit tonë. Mihal Duri, si sekretar i celulës së PKSH në çetën e Pezës, dallohej për vendosmërinë dhe shpirtin e tij luftarak.
Në janar 1942 u mlodh në Tiranë aktivi i Partisë, ku u punua rezolucioni formimit të PKSH. Ishin mbledhur 15-20 shokë në një shtëpi përdhese të një familje tiranase. Bënte shumë ftohtë. Ora po afronte 24.00 e natës. Mbledhja nuk po fillonte. Të gjithë ishin mbledhur pranë një mangalli me pak zjarr. Dukej se dikë pritnin. Dhe ja, u duk Enver Hoxha, bashkë me Vasil Shanton e Mihal Durin.
Mihali disa ditë para se të vritej erdhi në Tiranë dhe u takua me shokët e Komitetit Qarkor të PKSH të Tiranës për punët e luftës kundër fashistëve e spiunëve. Mbasi mbaroi punë, me dy shokë të qytetit shkoi në Pezë të Vogël ku ishte çeta e saj. Me të arritur atje, Mihali organizoi dhe përgatiti njerëz për të studiuar zbulimin e gazermave të Sharrës që ishin të mbushura plot me municione e që duheshin djegur. Për t’ia arritur qëllimit, aty për aty, në Kodrën e Çorrit mbi Pezën e Vogël ku qëndronte çeta, Mihali bashkë me komunistin Xhevdet Petrela përgatiti njësitin që do të bënte zbulimin dhe studimin e vendit, pastaj do të merrte masa për të kryer aksionin. Në zbulim u përgatitën të shkonin 6 vetë, Mihali me dy shokët e tij që e shoqëronin nga qyteti dhe Xhevdeti vetë i tretë. Ata u maskuan me rroba katundarësh dhe kaluan nëpër katunde si të panjohur. Rreth orën 5.00 të mbasdites, njësiti u afrua në fshatin Damjan, ku gjendeshin shumë milicë dhe karabinierë të ardhur nga Tirana.
Tek po futeshin në shtëpitë e para, ata ranë në pritën e armiqve dhe lufta filloi. Pushka u ndez në gjithë fshatin. Partizanët u tërhoqën në rregull, duke luftuar në distancë të largët rreth 500 m. Milicët e dendësuan shumë zjarrin e luftës kundër partizanëve që luftonin pa ndërprerje. Në këtë përpjekje plumbi armik e shkëputi Mihalin nga shokët dhe më 20 gusht 1942 ai ra dëshmor. Vrasja e tij qe një humbje e madhe për celulën e Partisë të çetës së Pezës dhe përgjithësisht të PKSH së Tiranës.
Myslim Peza në kujtimet e tij kujton: “Në çetën tonë erdhi Mihal Duri, një djalë i pashëm, me trup të fortë. Ishte azgan djalë, trim që s’mbahej, njeri i aksionit. Si sekretar i celulës së Partisë, Mihali u dallua edhe për gojëtarinë e tij të zjarrtë për ta bërë sa më të kuptueshme për të gjithë njerëzit vijën e Partisë. Ai u dallua si një nga shokët tanë të çetës, nga më trimat, derisa u vra si Hero në fushën e luftës”.
Nënë Sillua e donte shumë Mihalin. Në kujtimet e saj të shtrenjat për të birin, moment i vrasjes së tij ëshët shumë- shumë i rëndë, gati papërballueshëm:” Ishte errësisë dhe thash të flija. Hoqa njërën çorape, po dëgjova të vinin disa makina përpara derës së shtëpisë dhe menjëherë filluan të trokiturat e forta: “Hape derën, hape derën sa do ta thyejmë!” Kush ini ju, i pyeta e shqetësuar. Jam plakë dhe mezi eci! Hap derën, bërtisnin bishat, por nuk i numërova dot sa policë e milicë kishin ardhur. Hajde më thanë se do të vish me neve në kuesturë. Më morën dhe hipën në makinë. Rrugës mendoja mos e kishin kapur dhe vrarë Mihalin. Unë një natë më parë e përcolla dhe ai më tha: “Mos u beso askujt, edhe në qoftë se të thonë se unë jam vrarë, pa më parë me sytë e tu dhe mos trego asnjë nga shokët!” Më zbritën nga makina, më vunë dritat ë sy, pas taj dritat i vunë tek një trup i hedhur përdhe dhe i tërhequr zvarrë. Djali yt është ky, më pyeti duke mu afruar kuestori i poshtër i quajtur Papalilo. U afrova dhe vura re se ishte Mihali, djali im i shtrenjtë. Iu afrova kuestorit dhe i thashë: Po ky është djali im Ç’m’i kini bërë kështu more të poshtër?! U afrova tek Mihali, i ngrita kokën dhe me gjakun e tij lyeva gjoksin tim…Vajta në shtëpi dhe qava shumë gjithë natën. S’më hiqeshin nga mendja fjalët e tij të fundit para se të ikte nga shttëpia:
Presidiumi i Kuvendit Popullor i dha Mihal Durit dekoratën më të lartë Hero i Popullit. Ndërmarrjes ku shtypeshin librat dhe gazetat iu vu emri “Mihal Duri”.Edhe një shkollë 9 vjeçare mban emrin e këtij heroi të lavdishëm.
Në dhoën e gjumit nënë Silloja, mbante bustin e djalit të saj MihalDurim dhuratë nga shoku i tij i rinisië Skulptori i Popullit Llazar Nikolla.
Liljana Naçi
Kryetare e Organizatës së Veteranëve Qendra Administrative Nr.10 Tiranë