U lind në Shkodër më 6 janar 1920. Familja e tij u shpërngul drejt Tiranës kur qe katërmbëdhjetë vjeç, atje mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Tiranës.Drama e parë në të cilën merr pjesë është “Vilhelm Teli”. Me bursë shtetërore shkoi për studime në Austri për stomatologji, të cilat nuk i mbaroi.Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.Sandër Prosi Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e më se 100 roleve në teatër dhe film, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të shikuesve. Krijimet e Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran, por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vend të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit.Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi, Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në 24 shkurt 2017, aktori Sandër Prosi u nderua me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.Më 25 mars 1985, Sandër Prosi ndahet nga jeta ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur”.

add a comment
Postimet e fundit !
You Might Also Like
Spiro Koleka: Kemi humbur një betejë po jo gjithë luftën
TRE BURRA TË MËDHENJ NXORI SHQIPËRIA PAS ERËS SË RE : SKËNDERBEUN, ISMAIL QEMALIN DHE ENVER HOXHËN. SKËNDERBEU U NGRIT...
Gazeta Kushtrim Brezash: Heroi i Popullit Qemal Stafa
20 mars 1920 - 103 vjet - 20 mars 2023 Qemal Stafa - Hero i Popullit Qemal Stafa lindi më...
Pëllumb Xhufi: Për kryetarin e munguar dhe për ata që duan të mbjellin “luftën civile” brenda Organizatës së Veteranëve
Kryetari nuk duhet të jetë një person që tregon interes për këtë post e që bën njërën për t’ia arritur...
Mathieu Aref (Arif Mati): Homazh aktores shqiptare me famë botërore Irini Leleku (Irini Papa)
Homazh Irini-t Leleku (Irini Pappa) ose Irène Papas ! Iríni Leleku (Ειρήνη Λελέκου) ose në emrin e martesës Irini Pappa...
Atë Stath Melani – Dëshmor i Gjuhës dhe i Atdheut
ATË STATHI MELANI–PRIFTI ORTODOKS QË LUFTOI ME KOBURE DHE DYFEK KUNDËR GREQISË PËR KUFIRIN SHQIPTAR: E VRANË DHE I PRENË...
Fatmir Lekaj: 30 – vjetori i vdekjes së Berit Backerit – mikes së madhe norvegjeze për çështjen shqiptare
PËRKUJTIM NË 30-VJETORIN E SHKUARJES NË PËRJETËSI TË BERIT BACKERIT DHE NDERIME TË GJITHHERSHME PËR KONTRIBUTIN E SAJ TË VEÇANTË...
Xheladin Çelmeta: KOZMA NUSHI sypatrembur e mendjendritur
Atyre viteve të zjarrta, kur shkruhej lavdia KOZMA NUSHI sypatremburi, mendjendituri... Kozma Nushi, gëzimi i parë familjar, si pinjoll i...
Neritan Ceka: Në nder të studiuesit të pashoq Zef Mirdita
NË NDER TË STUDIUESIT TË PASHOQ, ZEF MIRDITA. SINE IRA ET STUDIO – PA IDHNATË DHE PRAPAMENDIM. “EXEGI MONUMENTUM AERE...
INTERVISTA: PD një kënetë, në PS po vjen erë! Tensioni i sotëm politik? Ka të bëjë vetëm me dy persona…
Akademiku Pëllumb Xhufi analizon në këtë intervistë për gazetën DITA situatën aktuale politike. Profesori thotë se sot PD është kthyer...
Organizata Dëshmorëve: Dhaskal Todri DËSHMOR i parë i gjuhës shqipe
DHASKAL TODRI DËSHMORI I PARË I GJUHËS SHQIPE Trualli ynë me dëshmorë në çdo periudhë historike, sa është i vuajtur...