U lind në Shkodër më 6 janar 1920. Familja e tij u shpërngul drejt Tiranës kur qe katërmbëdhjetë vjeç, atje mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Tiranës.Drama e parë në të cilën merr pjesë është “Vilhelm Teli”. Me bursë shtetërore shkoi për studime në Austri për stomatologji, të cilat nuk i mbaroi.Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.Sandër Prosi Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e më se 100 roleve në teatër dhe film, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të shikuesve. Krijimet e Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran, por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike. Ato janë studiuar e do të vazhdojnë të zbërthehen më tej, mbasi janë të pasura me vlera të mëdha kombëtare. Si të tilla zënë një vend të rëndësishëm në ndihmesën që teatri dhe filmi ynë japin në thesarin tonë të kulturës përparimtare si dhe në atë të nivelit botëror të interpretimit.Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi, Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në 24 shkurt 2017, aktori Sandër Prosi u nderua me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.Më 25 mars 1985, Sandër Prosi ndahet nga jeta ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur”.
add a comment
Postimet e fundit !
You Might Also Like
Mehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)
Shotë Galica- Qerime Halili (1895 – 1927) Femra shqiptare në vazhdimësi është përballur me vrazhdësitë dhe ashpërsitë e jetës, mbi...
Shefqet Cakiqi – Llapashtica: 95 – vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit nga Serbia pushtuese
Pë𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐦ë 𝟗𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 vrasjes 𝐬ë 𝐀𝐭ë 𝐒𝐡𝐭𝐣𝐞𝐟ë𝐧 𝐆𝐣𝐞ç𝐨𝐯𝐢𝐭 (12.07.1874 - 14.10.1929) • U lind më 12 korrik 1874 në...
Albert Z. Zholi: Intervistë me poetin Fejzi Murati – “Nderi i qytetit” të Kuçovës
Intervistë me poetin Fejzi Murati, “ Nderi i qytetit ” të Kuçovës, ish-mësues letërsie: - Mësimdhënia është problemi më kompleks...
Agim Vinca: Rexhep Qosja dhe kultura shqiptare
109
I nderuar Rektor i UT-së, E nderuara Drejtoreshë e Seminarit, Të nderuar kolegë! Pikësëpari më lejoni të përshëndes idenë e...
Shefqet Dibrani: Portreti i artistit IBRAHIM SHYTI, valltar
137
Portreti i artistit IBRAHIM SHYTI, valltar (Portreti nga prof. Gani R. Sadiku) Si askush tjetër, valltari Ibrahim Shyti, në fundvitet...
Albert Z. Zholi: Vani Bojdani, intelektuali që ndoqi gjurmët e babait, Todo Bojdani që mori në dorëzim Radio Tiranën në 1944
Vani Bojdani, intelektuali që ndoqi gjurmët e babait, Todo Bojdani që mori në dorëzim Radio Tiranën në 1944 Pak...
Albert Z. Zholi: Katër risitë e Ali Asllanit, kur ishte në krye të Bashkisë së Vlorës
120
Katër risitë e Ali Asllanit, kur ishte në krye të Bashkisë së Vlorës -Në mes të Sheshit të Flamurit simbolin...
Albert Z. Zholi: Niveli i lartë i nitrateve kryesisht tek pjeprat dhe shalqinjtë problem shqetësues për gjithë shoqërinë (Flasin Prof. Lush Susaj dhe specialisti Haxhi Balla)
241
Flasin Prof Lush Susaj dhe specialisti Haxhi Balla: Ky nivel nga 90 miligramë për kilogramë i nitrateve varion nga 540...
Albert Z. Zholi: Arvanitasi më i madh i shek. XX Aristidh Kolia, ende i “ndaluar” në Republikën e Shqipërisë
166
A ËSHTË ENDE ILEGAL NË SHQIPËRI ARVANITASI MË I MADH I SHEKULLIT TË XX=të ARISTIDH KOLIA? Me nismën e grupimit...
Albert Z. Zholi: Bisedë me atdhetaren dhe veprimtaren e dalluar në Mërgim, Vitore Stefa Leka
157
Flet ish e përndjekura politike Vitore Stefa Leka: Ku i çojnë këta ministra milionat që vjedhin?! -Në Shqipëri po rregullohen...