Tre Heronjtë e Kodrës së Kuqe
VOJO KUSHI lindi në Shkodër, në vitin 1918. U rrit në kujdesin e dajove , pasi prindërit e lanë herët. Vojua ndoqi mësimet në gjimnazin e Shkodrës. Ishte shok i ngushtë i Hajdar Dushit dhe Emin Durakut. Mbasi mbaroi gjimnazin vazhdoi studimet jashtë shtetit, në një akademi ushtarake. Vojo Kushi u shqua si njeri i guximshëm dhe njeri i aksioneve. U ngarkua me detyrën e komandantit të njësiteve guerrile të Shqipërisë. U shqua si organizator i njësiteve guerrile dhe mori pjesë edhe vetë në aksione të ndryshme. Ishte i fuqishëm dhe sportist i dalluar.
Vojua bashkë me heronjtë Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini, më 7 tetor të vitit 1944, u rrethuan te një shtëpi në Kodrën e Kuqe, në qytetin e Tiranës dhe bashkarisht me ta shkroi Epopenë e Kodrës së Kuqe .
SADIK STAVELECI lindi në Gjakovë , në vitin 1915 . Mbaroi Shkollën Teknike në Tiranë. Ai zhvilloi veprimtari kundër regjimit të Zogut dhe në vitin 1939 u dënua. Do të vepronte në fillim në Shkodër dhe më vonë thirret në Tiranë, në njësitet guerrile të kryeqytetit.
Ai do të shquhej në plotësimin e detyrave luftarake. Më 7 tetor 1942 rrethohet dhe bie heroikisht së bashku me Vojo Kushin e Xhorxhi Martinin, në një luftim të pabarabartë me fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre .
XHORXHI MARTINI lindi në Tiranë, në vitin 192. Familja e tij ishte e lidhur me luftën. Ai mori pjesë në demonstratat e zhvilluara në Tiranë. Përherë i gatshëm për të plotësuar detyrat që i ngarkoheshin, pjesëmarrës në disa aksione që u kryen në Tiranë. Më 7 tetor, Xhorxhi Martini, bashkë me shokët e tij bënë qëndresën heroike dhe legjendare, duke e shndërruar Kodrën e Kuqe në një kështjellë të heroizmit atdhetar. Vojua, Sadiku dhe Xhorxhi, në ato çaste vunë përballë kullave të çelikta qëndresën e zemrave të tyre, zemra që u përballën me përbindëshin e hekurt.
add a comment