Shqipëria/Aktualitet

Kryetarja e KE – së: Jeni mikpritës i shkëlqyer, mbështetja për rajonin vjen nga zemra, i tha Edi Ramës

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi sot mbështetja për rajonin vjen nga zemra.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Këshillit Europian, Charles Michel, Kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se Shqipëria është vend mikpritës.

“Ju jeni një mikpritës i shkëlqyer! Nuk besoj se do ta harroj ndonjëherë atë momentin e fotos në grup. Faleminderit shumë për fjalët tuaja! Më lejoni t’Ju siguroj se mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra dhe besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Faleminderit shumë për këtë samit të përbashkët, të shkëlqyer!” – tha ajo.