Kryetari Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në NATO, zhvilloi në Bruksel një konferencë të përbashkët për mediet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg tha se “Republika e Kosovës ёshtё shtet sovran edhe i pavarur me vizion për integrime në familjen euro atlantike. Vlerësojmë maksimalisht angazhimin e NATO-s në rajon dhe tё KFOR-it si garantues i paqes në Kosovë dhe rajon. Po kalojmë një kohë kur nevojiten vendime të guximshme. Koha që të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike“, ka deklaruar Kryetari shqiptar, i cili pёr herë tё parё vizitoi selinё e NATO-s ku bisedoi me sekretarin e pёrgjithshёm, Jens Stoltenberg.
Në fjalën e tij, Kryetari Begaj tha se angazhimi i Republikës së Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet.
“U bë më shumë se një vit, që jemi dëshmitarë të një lufte konvencionale në Europë, si rezultat i një akti të pashembullt të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj një vendi sovran, Ukrainës. Ky akt ka tronditur paqen, stabilitetin dhe arkitekturën e sigurisë në Europë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet, vendosmëri dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës dhe vendeve anëtare. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike, është thelbësore implementimi i kuadrit strategjik të mbrojtjes dhe shkurajimit, si edhe përditësimi i planeve të mbrojtjes së Aleancës. Është veçanërisht i rëndësishëm forcimi i tetë grupbatalioneve në krahun lindor të NATO-s”, theksoi Kreu i Republikës.
Sipas tij, situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare të jetë përqëndrimi ynë.
Kryetari Begaj deklaroi se “për këtë arsye, zgjerimi i Aleancës është detyrim, ndaj, anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës janë të mirëpritura dhe të domosdoshme”.
“Unë jam i lumtur që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është nga të parët që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Në koordinim të plotë me Aleancën, Shqipëria i qëndron në krah dhe do të vazhdojë ta mbështes Ukrainën në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe të asistencës humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në, ne do vijojmë të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën”, u shpreh Presidenti.
Në vijim, Begaj tha se në Samitin e Madridit, aleatët rikonfirmuan rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.
“Pavarësisht progresit të bërë në drejtim të integrimit euroatlantik, rajoni vijon të karakterizohet nga zhvillime komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë. Rusia përbën kërcënim domethënës dhe direkt ndaj NATO-s dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka rritur përpjekjet e saj influencuese duke përdorur metoda të luftës hibride, subversionit politik, financimeve të paligjshme etj. Qëllimi i saj është prishja e paqes, stabilitetit dhe bllokimin e reformave euroatlantike të vendeve të rajonit. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar”, tha Begaj.