Shqipëria/Aktualitet

Kryetari Begaj: Askush nuk mund t’i vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës

“Askush nuk mund të vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike”. (Kryetari i shtetit tonë AMË, Begaj)

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, konfirmoi mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë, kurse ushtarëve të plagosur gjatë protestave në veri të vendit u uroi shërim të shpejt.

Kryetari Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it, Ristucia, me të cilin foli për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës…

Ai ka thënë se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike…

Kryetari Begaj ka dënuar ashpër edhe keqpërdorimin e pakicës serbe dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë”…