Britania e Madhe, me rritjen e shifrave të koronavirusit, ka shkuar në një izolim total. Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Boris Johnson ka bërë me dije pasditen e sotme se masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Ai ka njoftuar një ”Lock-Down” kombëtar teksa varianti i ri i COVID-19 ka rritur ndjeshëm shifrat dhe ka deklaruar se tashmë të gjithë britanikët në Angli duhet të rrinë nëpër shtëpi.
Jonhson gjatë deklaratës ka thënë se ata mund të dalin vetëm për nevoja jetike, të veçanta apo të punojnë jashtë vetëm nëse nuk punojnë dot në shtëpi.
Po ashtu edhe shkollat mbyllen në nivel kombëtar në Angli deri në mes të shkurtit, teksa Johnson paralajmëron se përhapja e variantit të ri të COVID-19 është vërtet alarmante dhe frustruese.
Sakaq, sot Britania ka regjistruar 58,784 raste të reja me COVID-19 duke arritur një rekord për shifrën më të lartë ditore.
h.b/dita