Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri shqiptar Edi Rama: Rama: Republika e Shqipërisë ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për nisjen e negociatave

Urime Republikë e Shqipërisë! Urime Shqipëri! Urime shqiptarë! Me dëshirën dhe të drejtën legjitime që kombi ynë dhe Shqipëria jonë, krahas integrimeve evropiane, të bashkohen në një shtet e me një Flamur! (GL)

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Ditën e sotme mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u shpreh se, “sot Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”.

“Mirëmëngjes me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.