Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga tregu dinarin serb dhe valutë e vetme të jetë euro, kjo bazuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Në një postim në “X” Rama shkruan se“pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën”.
Ndër të tjera, kryeministri shprehet se pas Banjskës, “është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”.
Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit.
Kujtojmë se pas këtij vendimi nga “BQK-ja”, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA, të cilët kërkojnë shtyrje të vendimit.
BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësim lidhur edhe me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet paralele serbe në disa komuna të vendit.
j.l./ dita