Kryeministri i Republikms së Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pas largimit të barrikadave, se “asgjë e re” nuk ndodhi.
Sipas tij, diçka e padëgjuar ndodhi me kuptimin e ri që iu dha barrikadave.
Rama ruajti të njëjtin qëndrim diplomatik me kryediplomaten Olta Xhaçka duke ironizuar deklaratat e homologut të saj serb, Ivica Daçiç.
“Pas 434 vjetësh (barrikada – ed) hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE – së dhe të SHBA – ve! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!”, vijon në reagimin e tij Kryeministri. Rama shkruan në përmbyllje se pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre “barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore”.
“Deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së radhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!”, theksoi kreu i Qeverisë.