Kryeministri Edi Rama: Protestat e foltoreve dhe fallxhoreve vetëm Kremlini i sheh me admirim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e qytetarëve për rritjen e çmimeve.
Në një postim në “Twitter”, ai thotë se shtyrja për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantë nga rrethet. Sipas tij, këto skena i sheh me admirim vetëm Kremlini.
Postimi i Ramës:
Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!
add a comment