Botë

Kryeministri britanik Boris Xhonsoni u takua sot me Kryetarin ukrainas Volodimir Zelenskin në një vizitë të papritur në Kiev

KIEV, 9 prill /ATSH/ Kryeministri britanik Boris Johnson u takua sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një vizitë të papritur në Kiev, sipas The Independent.

Johnson u fotografua në një tavolinë përballë Zelensky, me flamurin e Britanisë së Madhe dhe atë të Ukrainës në sfond.

Takimi vjen në javën e shtatë të pushtimit rus të Ukrainës, gjatë të cilit janë raportuar qindra civilë të vrarë dhe miliona të tjerë të zhvendosur.

Një zëdhënës i Downing Street konfirmoi se Johnson dhe Zelensky ishin takuar sot në Kiev, pas publikimit të një fotoje të të dy liderëve në mediet sociale.

“Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar personalisht presidentin ukrainas Zelensky, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas”, tha zëdhënësi.

“Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Britanisë së Madhe për Ukrainën ndërsa kryeministri Johnson do të përcaktojë një paketë të re të ndihmës financiare dhe ushtarake”, shtoi ai. //a.i/