Botë

Kroatët pa viza në SHBA

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë lajmin për heqjen e vizave për Kroacinë. Shtetasit e Kracisë tash e tutje mund të shkojnë kur të duan në Amerikë (SHBA) pa patur nevojë të aplikojnë e të presin vizën nga Ambasada amerikane. Mjafton të paguajnë biletën për drejtimin ose qytetin ku duan të shkojnë në SHBA.

“Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”, shkruan kryediplomati amerikan në një reagim të tijin.

Më parë presidenti Donald Trump njoftoi heqjen e vizave për shtetin e Polonisë. Pas këtij vendimi Bullgaria, Rumania dhe Qipro mbetën në regjim të vizave me SHBA.