Specialistët e fushës shfaqin pikëpamjet dhe parashikimet e tyre, në kohën kur gjendja me pandeminë COVID-19 në vendin tonë është shumë rëndë.
Infektologu Shemsedin Dreshaj vlerëson se kjo është vala më e egër e virusit, që kemi pasur deri më sot.
Ai thotë se pandemia duhet të menaxhohet më mirë në mënyrë që në vjeshtë të mos kemi edhe një valë të re.
Edhe infektologu Hamdi Ramadani vlerëson se duhet kujdes i shtuar, në mënyrë që të mos përballemi edhe me një valë tjetër infektimesh në vjeshtë.
“Qytetarët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit dhe imunizimit masiv. Vetëm një imunizim masiv, që do të kalojë shifrën mbi 55-60 për qind do ta ndalë dhe minimizojë pandeminë me virusin Delta të COVID-19”, tha Ramadani.
Të dy infektologët potencojnë nevojën e respektimit të plotë të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.