Ti je shqiptar, me lejen e Zotit!
Në një status të saj në rrjetet sociale, analistja e mirënjohur zsh. Kimete Berisha, ka komentuar mbi aktualitetin fetar dhe kombëtar në Kosovë.
Na ‘mytën’!
E çfar do të thotë me e ndjer veten më shumë musliman sesa shqiptar! Se musliman mund të jetë edhe një rus, për shembull. Musliman bëhesh, kur të duash, kur do, kush do, mund të konvertohet e të bëhet musliman, ama, shqiptar nuk bëhesh. Nuk konvertohet përkatësia kombëtare, shqype. Se Zoti ka dashur të jeni shqiptarë. Nuk mund ta ndryshoni vullnetin e Zotit, se vet keni thënë se asgjë nuk ndodh pa lejen e Zotit. Pra, ti je shqiptar, me lejen e Zotit!
Ju ndjejeni veten si të doni, po arab s’mundeni t beheni , tranohuni, shkarravituni, bezeritni, shkulni flokët me rrënjë, po nuk zhbëheni dot nga përkatësia kombëtare shqiptare.
Mohojeni sa të doni historinë dhe të vërtetën. Edhe nëse hiqni dorë publikisht, me shkrim, nga përkatësia kombëtare, nga gjuha dhe kultura shqiptare, kot e keni, ngulni sa të doni, nuk bëheni dot turq, as indianë, as iraninë, as sirianë. As arabëve muslimanë nuk u ka mjaftuar vetëm të qenit muslimanë, prandaj e kanë kombin, gjuhën, kulturën, e kanë atdheun, e kanë shtetin e tyre.Ngoni njeriun e vullnetit të mirë (mua, shënimi im) dhe krijojeni ‘islamin shqiptar’, me lutje dhe me fjalë shqip.
S’po kuptoj pse e urreni gjuhën shqipe dhe e idhnoni Zotin. Arabët nuk besoj se ua ndalojnë të luteni shqip.Liria që e solli bota perendimore në këtë vend të pushtuar me shekuj, ju ka frymëzuar të çoheni kundër shpëtimatërve. Kjo është logjika e robit. Thonë ‘robi ëndërron me ‘vra’ zotninë e vet’.
add a comment