Mërgatë

Këngëtarja shqiptare që po korr sukses në Francë: E kam obligim të këndoj shqip, jam shqiptare dhe dua ta tregoj

Këndoj shqip me zemër, sepse jam shqiptare dhe dua ta dinë të gjithë…

Është vetëm 14-vjeç dhe mund ta themi me plot gojë që është një yll i skenës franceze. Zëri i saj ka mahnitur të vegjël dhe të mëdhenj jo vetëm në këtë shtet por  në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila është duke bërë namin në Francë me vokalin e saj fantastik.

Ky super talent nuk mund ti mungonte  rubrikës “Special Edition By Arjola”  mëngesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm  dhe ndonëse fama e saj çdo ditë dhe më shumë po ritet Erza nuk harron prejardhjen e saj dhe gjuhën mëmë, shqipen.

Gjatë bisedës me moderatoren Arjola Shehu ajo tregoi planet e saj të cilat u prishën nga pandemia. Erza kishte planifikuar një tur në të gjithë Francën ku në repertorin e saj nuk do të mungonin as këngët shqip pasi dëshira e vogëlushes 14 vjeçare është ti tregojë të gjithëve që është shqiptare.

Do të këndoja shqip këngën time që e kam bërë në fillimin, një nga këngët e albumit. Do e filloja koncertin me këtë këngë dhe gjatë koncertit do flisja dhe shqip. Kosova dhe Shqipëria janë shumë të rëndësishme. Për mua ka qenë obligim të këndoj shqip dhe të flas shqip në album dhe në koncertin tim. Unë jam shqiptare dhe nuk mund të qëndroj  pa i treguar njerëzve që jam shqiptare . Unë di të flas shqip, di të këndoj shqip dhe nuk mund të bëj një koncert të gjithin frëngjisht pa kënduar shqip”

Përgatiti për online Françeska Kordalli.