Kulturë\Letërsi

Jorgo Mandili: Një poezi e mrekullueshme

Një poezi e mrekullueshme për të vërtetat që promovon …çdo varg është një mesazh …

Është e çuditshne me disa individë …bëhesh mik e shok me ta me kënaqësinë për të komunikuar ,për të shkëmbyer ide ,për t’u këshilluar apo për të uruar dhe ngushëlluar njeri tjetrin dhe me shumicën e tyre pa u njohur fare fizikisht ,por nga ky komunikimi ,se çfarë kulture dhe edukate ka marrë, kupton çfarë etikë dhe fisnikëri ka dhe të krijohet një ndjesi sikur me këtë njeri ke vite që njihesh … duke respektuar njeri tjetrin .
Por ka edhe të tjerë pa etikë ,pa edukatë , që me arrogancën e tyre etiketojnë,epitetojnë, paragjykojnë ,madje edhe pa të lexuar fare ,thjesht nga ” alergjia” ,për përkatësinë fetare,ideologjike,partiake,krahinore, etj .Të tillët Albert Kamy i ka cilësuar si ” bisha të egra,” .që enden në këtë botë” ,që i rëndojnë tokës ,shoqërisë e familjes.Këta janë ” bishat e egra qenie njerëzore që refuzojnë të menduarit ,të lexuarit ,të arsyetuarit,të gjykuarit, që refuzojnë ndjeshmërinë,dhimbjen,dashurinë ,të mirën ,të bukurën vetë jetën,zhvillimin,progresin …me një fjalë qenie banale ,pavarësisht se mund të jenë edhe të shkolluar .
” Mëkatojnë” nga padituria e tyre sepse,”… nëse shpirti lihet në errësirë, ai e bën mëkatin!”(V.Hygo)..Ju nuk e kuptoni – do t’u thoshte Ralf Emersoni se
“duke komentuar e gjykuar të tjerët, tradhëtoni karakterin tuaj të keq”.
Me tipa të tillë nuk duhet të harxhohet kohë . Është e kotë! Është humbje kohe..Në këtë rast merr vlerë maksimale shprehja ” Heshtja është flori” ,se sa të përpiqesh t’u mbushësh mendjen se ” derri nuk është dajë” .
Këtë na mëson poezia e poetit lirik ,mikut tonë Petro Sota .Përgëzime e urime ,miku im ..