Shqipëria/Aktualitet

Jorgo Mandili: 25 prilli – për Shqipërinë e ndërtimit dhe qytetërimit (PROMEMORIE)

Më 25 prill ndodhemi para dy alternativave- riciklimit të një opozite destruktive apo vazhdimësisë së një mazhorance konstruktive? Do votojmë riciklimin apo vazhdimësinë? Destruktivitetin apo konstruktivitetin? Për të arritur në një përfundim sa më objektiv, le t’i neglizhojmë programet. Të mos i besojmë asnjërit . Në instancë të fundit ato janë projeksione, parashikime të cilat kur ndeshen me realitetin ose deformohen ose nuk realizohen . Kështu ndodh gjithandej. T’a lëmë mënjanë edhe orientimin politik edhe demokracinë në partitë tona ,të cilat janë grupe njerëzish amorfe ,pa ideale , ekletikë , pa ideologji të strukturuar.Le të kthehemi tek ajo që ka rëndësi për një gjykim sa më real për një forcë politike dhe për një lider. Të tregohemi më semplistë e më pragmatistë në kushtet në të cilat ndodhemi pas një kaosi social dhe urbanistik që çoi në shkatërrimin biblik të Shqipërisë .Dhe këtu njerzit duhet të ndajnë ” shapin nga sheqeri” të bëjnë diferencën jo me emocione,ndjenjë e militantizëm , por me arsye e logjikë, me mendje në kokë dhe me sytë në ballë si qytetarë, se kush ka vrarë shkatërruar ,djegur , ndërtuar ,çfarë ka bërë dhe a është i aftë të bëjë më tepër, kush ka një vizion qytetar më të qartë , kush është këmbëngulës për të ndërtuar shtet ,pra të bëjë një bilanc të arritjeve e të dështimeve, të vizionit e të miopisë ,të përkushtimit e të përtacisë ,të së bukurës e të shëmtisë, të primitivizmit e të qytetarisë, të përfaqësimit dinjitoz e të përfaqësimit karagjoz përmes oratorisë ,guximit intelektual e patriotizmit ..atëhere pasi bën këtë bilanc vendos kë do të votosh – riciklimin apo vazhdimësinë ? …tribalizmin apo qytetërimin ?… shkatërrimin apo ndërtimin ? Kjo është çështja !”Shqipëria fiton” ? Është slogani i opozitës mandatlëne ,që përfaqësohet nga një aleancë e madhe ,nga parti e kryetarë partish që aspirojnë gjoja për “demokraci” ,por fakti që janë futur brenda ” thesit” të PD tregon se aspirojnë për interesa vetjake, vetëm e vetëm për t’u bërë deputet …ku janë parimet?… ku janë idealet?…ku janë interesat që mbrojnë këto parti ? ” Dashuri- urrejtje “- Dule dhe Idrizi? Shehi e Ndoka? Duka e Mediu?. Cilat ideale i bashkojnë? Kombëtare apo ideologjike? I vetmi emërues i përbashkët është interesi vetjak . A mund të ” fitojë” Shqipëria me këta ” çerra” të PD- së , që kanë humbur çdo orientim, identitet e moral për një karrige në kuvend,që kanë shitur veten dhe partinë? Betohen e stërbetohen se do të sjellin ndryshimin ” Lëvizja për ndryshim e Xhozit ,” Bindja Demokratike” e Patosit , ” Nisma Thurrja” e Rudinës ,kur dihet se këto nuk janë gjë tjetër veçse ” mutacione politike” të virusit ” Sali- Ui” .A fiton Shqipëria me pronarin e fabrikës së vdekjes – Fatmir Mediu që nuk rresht për drejtësi e ndershmëri kur tani duhej të ishte duke vuajtur burgimin e përjetshëm? A fiton Shqipëria me fallxhore Monikën e Ilir Hipokritin , që nuk kanë firmosur asnjë bordero e kanë bërë pasuri të atilla saqë edhe maceve u kanë lënë trashëgimi e nuk rreshtin së qari për ” përçudnimin e demokracisë” nga oligarkët e pushtetit e që i bëjnë thirrje popullit të marrë fatet e tij në dorë në 25 prill , që të mos i detyrojnë ata që njëri të bëhet ujk e tjetra shtrigë për ” djallin” Edi Rama? A duhet të besojmë se ” Shqipëria fiton” me këta tellallë të së keqes, që deri dje në pushtet , ishin vjedhës , vrasës, mashtrues, hajdutë votash e zgjedhjesh, cinikë ,që shkaktonin kriza social- politike ,që ngritën piramidat për vjedhjen e shqiptarëve ,që nga lakmia e babëzia ngritën fabrika vdekjeje për fëmijtë tanë ,që punonin ” për një copë bukë” .Kaq kanibalë! Ishin dhe mbeten ” sjellës të fatkeqësive” , me në krye Sali- UI- në ,i cili ndodhet i pesti në listën e PD- që ka të garantuar fitoren dhe imunitetin për të mos u ndëshkuar .Riciklim do të thotë ringjallja e ” trustit” të destruktivitetit të Shqipërisë .! Riciklim do të thotë ringjallja e gjëmëmëdhenjve për të shkaktuar vuajtje të tjera për t’u ngrirë buzëqeshjen shqiptarëve ! Riciklim do të thotë mospendim ndaj të shkuarës ,,që kërkojnë t’i shpëtojnë ndëshkimit dhe të mbrojnë pasurinë e tyre ! Mos të harrojmë kurrë të kaluarën me një ” ç’i gris t’ ëmën”,por të kujtojmë se çfarë na kanë bërë e po na bëjnë edhe aktualisht në fushatën e zgjedhjeve , nëse kemi aftësinë për të menduar e arsyetuar – të flakim verbërinë për të besuar deri në naivitet ,mos të mashtrohemi nga premtimet e gënjeshtrat e tyre , të distancohemi nga militantizmi ,të braktisim ” dashurinë” ndaj ” prijsave” të bandave politike…t’i kthehemi njëherë jetës sonë ,familjes sonë , fëmijve tanë ,ëndrrave tona por mbi të gjitha të ardhmes së Shqipërisë Nuk zgjatem më tej se tashmë i njihni mirë, por problemi është se nëse në këtë katrahurë politike për zgjedhjet do kishte pak ndershmëri dhe pak fisnikëri , pak përgjegjshmëri dhe dinjitet, pak ndëshkueshmëri e drejtësi a do të mund të guxonin të kërkonin përsëri riciklimin e tyre në politikë kur duhet të ishin në vend tjetër? Përse Sali-UI-ja nekrofili kërkon të rihyjë përsëri në politikë përderisa dha “dorëheqjen ” nga kreu i partisë? ,A nuk do të ishte më dinjitoz të rrinte rehat me familjen, fëmijët, nipërit e mbesat, siç bëjnë edhe shumë politikanë pas dorëheqjes së tyre, në botën e qytetëruar? .Po Ilir Hipokriti pse humbi ” qetësinë dhe dashurinë” dhe u kthye në një të zemëruar të madh duke humbur jo vetëm ekuilibrin e tij mendor por edhe misionin kushtetues si përfaqësues i unitetit dhe bashkimit të popullit? Po sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e Lul Distopikut që ka 8 vjet që me veprime makiaveliste kërkon të bëhet kryeministër me zor dhe na servir lloj lloj planesh e programesh ” fantazmagorike” për gjoja ndryshim dhe ” çlirim” nga qeverisja kriminale e Edi Ramës?Por a nuk ja vlen vallë, që edhe të gjithë ata shqiptarë të cilët ndihen vërtetë të tillë dhe jo, thjeshtë, nga prejardhja, të tregonin atdhedashurinë e tyre përpara kutisë së votimit më 25 prill në një moment krucial për të ardhmen e Shqipërisë t’i shporrnin njëherë e mirë me votat e tyre këto “Bajga Politike” ? Ja vlen sepse janë qenie njerëzore që kanë refuzuar njerëzoren ,për të cilët as nderi, as dinjiteti, as parimet, as morali dhe as Shqipëria nuk kanë asnjë vlerë përpara qenies së tyre në pushtet”. E prapë para nesh pyetja ; Do të votojmë për t’i thënë “rahmet” kësaj të keqeje apo që kjo e keqe të mos shkulet kurrë? Ja pra kjo është çështja. Tek zgjedhja. Kë do zgjedhim? Destruktivitetin apo konstruktivitetin,shkatërrimin apo ndërtimin,ruralizmin apo urbanizimin,primitivizmin apo qytetërimin?Dhe çdo njeri me mend dhe me sy në ballë do të zgjedhë alternativën progresive , jo se është e përkryer dhe më e mira ,por më të mirë se ajo nuk ka .Ajo nuk është alternativë socialiste ,as e majtë, as mishërim i interesave të shtresave të varfërve e pensionistëve, por alternativë e Shqipërisë ,ajo që i duhet tani . Nuk i duhet as e majta ,as e djathta, por riorganizimi i kaosit biblik të shkaktuar nga parardhësit .Është alternativa për të ndalur këtë bandë turmash vulgare që përhapin banalitetin e së keqes dhe që janë të prirur për të shkatërruar, vjedhur e vrarë… Në këtë gjëndje ku ka arritur shoqëria jonë ,ku nuk ka alternativë tjetër, e vetmja alternativë mbetet kjo e Edi Ramës …Ndoshta nuk është kjo “Shqipëria që duam, por është Shqipëria ku i vetmi flamur që duhet valëvitur është kuq e zi dhe e vetmja forcë aktualisht është rilindja shqiptare,pa ideologji të strukturuar ,përtej së majtës dhe të djathtës , pa dallim feje, krahine e tribuje.Edi Rama ,njeriu i transformimit dhe i ndryshimit, i provuar si ministër kulture, kryetar bashkie e si kryeministër me reformën energjetike, territoriale, e pensioneve, urbanistike, e më e pabesueshmja, por me ndihmën e ndërkombëtarëve, reforma në drejtësi .përkundrejt Lul Distopikut si buzëqeshje ” guinpleniane” e politikës së vjetër që janë kthyer në një epilog të së keqes e të trishtimit , e një ëndrre me sy hapur që e shohin veten si ” shakaxhinj të ndryshimit” . Prandaj i duhet dhënë edhe mandati i tretë për të ardhmen e Shqipërisë për vazhdimin e progresit e civilizimit përkundrejt ruralizmit ,shkatërrimit , primitivizmit – ,banalitetit të së keqes – kësaj ” sëmundje” lebroze që na ka errësuar dritën .Le t’u vemë ” festen sipas kokës ” më 25 prill si Sali-Ui ,si Lul Distopikut si Like Hipokritit ,si Fatmir Gërdecit ashtu edhe çiftit ” dashuri – urrejtje” çamo- minoritare ,pa përmendur Nardin e Dashin që ka kohë që festen ua ka venë populli. Me sytë në ballë dhe mendje në kokë të votojmë forcën e shëmbullit të ndryshimit dhe të transformimit dhe jo shembullin e forcës së shkatërrimit dhe regresit. Nuk se kam ndonjë simpati të veçantë për Edi Ramën, por nuk kemi alternativë më të mirë .Secili le të bëjë zgjedhjen e vet në drejtimin e duhur .Por edhe një gjë mos e harroni kurrë! Duke qënë ende influent në politikë këta gjëmëmëdhenj mbeten gjithmonë kërcënim real për shoqërinë. Aq më tepër që kanë shpëtuar edhe janë ende të pandëshkuar, dhe “PËRSA KOHË, TIRANI MERR FRYMË, LIRIA E KA LAKUN NË FYT”( V.Hygo) .DHE PËRSA KOHË TIRANI ËSHTË I LIRË ,DEMOKRACIA ËSHTË NË RREZIK, SEPSE BARKU QË I KA PJELLË KËTA GJËMËMËDHENJ ENDE NUK ËSHTË SHTERPËZUAR.(shprehje e përshtatur nga “Arturo Ui”-B.Show ,në fund të dramës:”Barku që i ka pjellë këta fashistë ,ende nuk është shterpëzuar”)Të bëhemi një herë qytetarë, që të udhëhiqemi nga arsyeja dhe jo nga instiktet e emocionet .25 prilli nuk është dita e ndryshimit të pritshëm të dëshiruar dhe i duhuri ,por është dita ku ndahet e shkuara destruktive me të ardhmen konstruktive të Shqipërisë .Që e ardhmja të ketë të ardhme duhet të kemi kujdes të tashmen ,25 prillin ,ditën kur përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë : o me qytetërimin për të marshuar drejt të ardhmes së vendit për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë e të trishtë, o me tribalizmin e errësirën ,dhunën e destruktivitetin , zgjatjen e tranzicionit e kthimin prapa edhe ” njëqint vjet të tjera” ( Konica) nëse do vazhdojmë kështu siç jemi me Salinë e Medinë ,lumi do e marrë Shqipërinë .25 prilli duhet të jetë ” çlirimi” përfundimtar nga kjo opozitë vulgare, hipokrite ,demagoge,destruktive dhe e lindjes së një opozite të re moderne e europiane ,që t’a detyrojë mazhorancën ” t’i vejë gishtin kokës” . 25 prilli duhet të ” zhdukë” nga politika të gjitha figurat groteske e injorante si të opozitës ashtu edhe të mazhorancës . 25 prilli duhet të konfirmojë vlerat kombëtare! 25 prilli – dita për të menduar njëherë të vetme për Shqipërinë kuq e zi .”Të fillojmë të mësohemi të duam Shqipërinë” .Sot më shumë se kurrë ! Të tregojmë forcën dhe fuqinë popullore me votën tonë në drejtimin e duhur – për Shqipërinë e ndjenjave dhe të qytetërimit E ardhmja e të ardhmes tonë varet nga 25 prilli ! T’a shkundim mirë votën! Një votë për të mbajtur ndezur pishtarin e qytetërimit dhe ndërtimit të Shqipërisë!