Botë

Jon Gjini: Koha që qeveria e Kolumbies të dëgjoj zërin e qytetarëve për ndryshim të kursit

Studim ne shkenca politike në kontekstin e protestave në Kolumbi. Ata janë mijëra për të demonstruar. Që nga 28 Prilli, Kolumbia është tronditur nga nje proteste ne nivel kombetar kundër qeverisë së djathtë të Presidentit Ivan Duque. Protestuesit po përballen me shtypje të rëndë në disa qytete. Janë të paktën 26 të vdekur dhe më shumë se 800 të plagosur, sipas shifrave zyrtare. OKB ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe OJQ-të kanë bërë thirrje për qetësi dhe denoncuar përdorimin e forcës policore dhe ushtarake kundër demonstruesve. Protestat deri më tani kanë qenë paqësore dhe festive. Por në disa qytete, si Bogota dhe Cali (të vendosura në jug-perëndim të vendit), janë shënohen trazira, degradim dhe përplasje të dhunshme me policinë. Këto kanë lënë të paktën 26 të vdekur dhe më shumë se 800 të plagosur, sipas shifrave të fundit zyrtare. Por OJQ-të lokale, përmendin një numër më të lartë, me 37 të vdekur dhe gati 82 persona të zhdukur. Nga ana e saj, shoqata nderkombetare Reporterët pa Kufij (RSF) shprehën keqardhje për 76 sulme kundër gazetarëve, 10 prej të cilëve u plagosën nga policia. Shkak i protestave u bë një projekt i reformës tatimore. Fillimisht, Komiteti Kombëtar i Grevës, në origjinë të lëvizjes së protestës, kërkoi tërheqjen e një projektligji për rritjen e taksave për të financuar luftën kundër pandemisë. Në një vend ekonomikisht dhe politikisht pa perkrahje te qytetareve (33% mendim pozitiv për qeverinë), është e vështirë të pranohet një projektligj të tillë për rritjen e taksave. Diskutimet filluan një ditë më parë, nën mbikëqyrjen e tij, me pjesëmarrjen e Mbrojtësit të Popullit, një organ publik për mbrojtjen e të drejtave, përfaqësuesve të prokurorisë dhe federatave nga sektorë të ndryshëm ekonomikë. Por nga ana e sindikatave, zemërimi nuk zbutet. Pyetja kryesore eshte : Kolumbia, pas shumë demonstratave që nga viti 2018 (zgjedhje të krahut të djathtë), a nuk duhet të përgatitet për një ndryshim rrënjësor të frymës politike në mënyrë që të mbijetojë dhe të dëgjojë demonstruesit?