DISA NGA NGJASHMËRITË E “FERRONIKELIT” NË DRENAS DHE “AZOVSTAL” NË MARIUPOL
“Ferronikeli” i cili për Kosovën paraqiste më tepër se sistem ekonomik, si “Azovstali” në Mariupol u shkatërrua nga të njejtët oligark, por për dallim prej ukrainasve, politika vëndore, “Ferronikelin” që në vitin 2006 e kishte dorëzuar tek rusët, ndërsa ukrainasët edhe përkundër këtij agresioni të çmendur rus, po rezistojnë dhe po premtojnë se do ta ringrisin “Azovstalin” përseri.
Sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë, kriza që po përjeton prodhuesi më i madh në botë i nikelit dhe palladiumit “Norilsk Nickeli”, si dhe bombardimet që forcat ruse i bënë shkritorës “Azovstal” në Mariupol të Urkainës, rezultuan me një rritje enorme të kërkesave dhe çmimeve të energjisë dhe metaleve në tregjet botërore. Deri sa po analizonim shkaqet e kësaj rritje dhe pikun gati të dhjetëfishuar të kurbës së çmimeve të nikelit gjatë muajit mars, Kreshniku një nga studentët e mi kurioz, më pyeti; A mund të ketë ngjashmëri në mes “Azovstalit” në Mariupli dhe “Ferronikelit” në Drenas?
Me pretendimet për të gjetur përgjigjen mbi ngjashmëritë e mundshme në mes këtyre dy gjigantëve metalurgjik, ndër tjera shfletova edhe, “The white book of steel”, e cila në mënyrë të përkryer ka analizuar ndikimin e çelikut dhe nikelit në revolucionin industrial dhe në fitoren e aleancës antifshiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Siç na dëshmon libri, Stalini udhëheqësi i revolucionit industrial në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1928 në lindje të maleve Ural, fillimisht ngriti “Qytetin e Çelikut” në Magnitogorski, dhe vetëm dy vite më vonë themeloi kombinatin metalurgjik “Azovstal” në Mariupol të Ukrainës. Ai, besonte se me këto politka, jo vetëm se do ta shpejtonte revolucionin industrial, por do ta fitonte betejën ndaj nazi-fashizmit dhe do përforconte edhe ndikimin rus në nivel global. Në fakt, ashtu edhe doli, ngase gjatë Luftës së Dytë Botërore BRSS, jo vetëm që ishte prodhuesi dhe furnizuesi kryesor me tankse, e municion tjetër të ushtrive aleate por në masë të madhe edhe i diktoi rrjedhat e ndikimit gjeostrategjik për më shumë se 50 vite gjatë shekullit të kaluar. Por, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, shkritorja “Azovstal” në Mariupol të Ukrainës dhe “Qyteti i Çelikut” në malet Ural, qëndruan dhe e ndihmuan ngritjën e BRSS për gjatë gjithë historisë së Luftës së Ftohtë. Ndërsa gjatë procesit të shpërbërjes së BRSS, Ukraina edhe përkundër presioneve për kompromise së paku kishte rezistuar që të mos e dorëzoj tek oligarkët rus shkritorën “Azovstal”. Kështu që, qeveritë ukrainase, që nga viti 1991, me të gjitha format po e mbështesin ristrukturimin dhe ngritjen e kapaciteteve të metalurgjikut në Mariupol dhe deri më 20 mars të këtij viti, kur u bombarua nga raketat ruse “Azovstal” ishte shkritorja e çelikut me prodhimtarinë më të madhe në Evropë.
Ndërsa, për dallim prej “Azovstalit” në Mariupol, ngritja dhe zhvillimi i “Ferronikelit” në Drenas, kishte kaluar nën “kujdestarin e veçantë” të regjimit jugosllav. Edhe pse ekspertiza profesionale-shkencore e kohës dëshmonte se ngitja e shkritorës së “Ferronikelit” krahas përfitimeve të larta ekonomiko-sociale në të njetën kohë do të rezultonte edhe me zgjerimin e gjithë bazës prodhuese në Kosovë, zyrtarët maqedon të mbeshtetur nga qarqe shoveniste në Serbi insistonin që rezervat e xeheve laterite të Kosovës të barten për tu përpunuar në “Feni” Kavadarcin Maqedon. Këtë betejë shqiptarët e Kosovës, e fituan vetëm falë një kreditimi ndërkombëtar (580 milion $), i cili mundësoi ngritjen e shkritorës, zhvillimin e minierave dhe përgjithësisht zgjerimin e industrisë metalurgjike në Kosovë. Nga viti 1986 e deri me 1998, pas “Trepçës”, “Ferronikeli” ishte shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik si dhe eksportuesi më i madh në vend. Ndërsa që nga shkurti i vitit 1998 e deri në përfundim të luftës së fundit të UÇK-së në shkritorën e “Ferronikelit” të Drenasit ishin vendosur njësitë militare e paramilitare më elite të Serbisë. Pra, ajo ishte kthyer në bazën më të madhe ushtarke të forcave serbe, nga ku koordinoheshin pothuajse të gjitha ofensivat në Kosovën Qëndrore. Kjo edhe ishte një nga shkaqet e bombadrimit të saj në majin e vitit 1999, si pasojë e përballjes në mes forcave të NATO-s dhe atyre serbe. Kjo, edhe ishte beteja e fitorës së alenacës NATO-UÇK ndaj pushtimit serb. Por, pas çlirimit, thënë më se buti politika kosovare, në raport me “Ferronikelin” dhe përgjithësisht sektorin e minerar veproi, pa menduar. Ajo, përmes një procesi të korruptuar të privatizimit “Ferronikelin” e dorëzoi tek konzerciumi i oligarkëve ruso-kazak IMR-Alferon, ndërsa pjesën tjetërë sektronin minerar e la në dorë tw njerëzve të kapur dhe me preirje tw larta korruptive. Nën këtë mjedis oligarkët ruso-kzak; Alexander Machkevich, Alian Ibragimov dhe Patkov Chodiev, përfituan statusin e të “privilegjuarit”, duke ju mundësuar fillimisht largimin e 1000 të punësuar, e më pas edhe blejrën e rrymës 55% që e blenin bizneset tjera dhe për 6 € MWh nën çmimin e prodhimit. Ata, u liruan nga dogana, tatimi në fitim, tantiema etj. dhe pasi morrën sa mundën të merret, ikën pa përmbushur kontratën dhe marrëveshjën mbi zotimet të lidhura në mes tyre dhe Bordit të AKP-së. Ndërsa, në vitin 2018, “Ferronikeli” u bë pronë e firmës shqiptare “Balfin Grup” me president Samir Mane. Pra, që nga atëherë “Ferronikeli” është në duart e shqiptarëve. Kjo do të duhej ta gëzonte secilin shqiptar, sepse me një shfrytëzim të kujdesshëm e afatgjatë, ajo do të mund të kthehej në bartësin kryesor te zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe jo vetëm. Ekspertët ndërkombëtar, edhe pas shtijës, Ferronikelin e konsideronin si “Xhevahir i Kurorës Mbretërore” ne spektrin e ish-NSH-ve, ngase mund të pritet të këtë një rrjedhë paraje që përfaqëson diku 10% të GDP-së së Kosovës. Por, edhe përkundër kësaj, deri më sot nuk kam dëgjuar ndonjë politikan vëndor që të promovojë apo të mbështesë ri-strukturimin dhe zhvillimin e “Ferronikelit”, siç flasin për shembull për autostrda, qendrat e mëdha tregtare, skiliftat në Brezovicë, etj. Bile këtyre ditëve, përderisa po pritnim që Qeveria më në fund do të rishqyrtoj politikat ndaj sektorit minerar dhe veçanërisht ndaj “Ferronikelit”, ajo duke qenë e zënë me tarifta e energjisë dhe subvensionet për KEDS-in turk, braktisi atë dhe gjithë sektorin minerar duke rrezikur me stërshitjen e “Ferronikelit” tek “turqit e ri” ose edhe falimentimin total të tij. Pra, Ferronikelit i cili për Kosovën paraqiste më tepër se sistem ekonomik, ngjashëm si “Azovstal” në Mariupol u shkatrru nga të njejtit oligark, por për dallim prej politikës kosovare, ukrainasët po shifet se do rezistojnë dhe po premtojnë se do ta ringrisin përsëri atë. Të shpresojmë edhe ne, se do të përfundon kapja e shtetit, sepse ashtu edhe na premtuan dhe të fillojmë me ringritjën e “Ferronikelit” sepse vetëm kështu mund të tejkalojm prapambeturin ekonomike e ecila na ka kapluar.