Lëvizja\UÇK

Iu dha lamtumira Heroit të Qëndresës Shqiptare, Rafi Halilit. Një jetë për Gjuhën shqipe, për Flamurin, për Shqiptarinë dhe për Shqipërinë

Në Tetovë, pas varrimit të Heroit të Qëndresës Shqiptare, RAFI HALILIT, i cili u varros ashtu siç nuk do të duhejë të varrosejë asnjë shqiptar e lëre më SHQIPTARI që ishte emblemë (Shenjë) e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX… Heroi Rafiu kurrë nuk është lutur në gjuhë të huaj, megjithë “ofertat” e pushtuesit dhe joshjet që i bënin të “dërguarit” e perëndisë… Një jetë të tërë për gjuhën shqipe, për Flamur dhe për shqiptari e Shqipëri… Është koha që të bëhet qartësisht dallimi midis besimit në Zot dhe feve (religjioneve) që janë përdorur dhe përdoren edhe për qëllime anti Zot dhe antishqiptare! Duhet të marrë fund varrimi i shqiptarit me “ceremoni” dhe gjuhë arabe e të çfarëdo tradite a gjuhe të huaj për shqiptarin dhe SHQIPTARINË.
Nderim e lavdi përjetë RAFI HALILIT!