a. TË BETOHEM!
Nëse kush mendon
Se nuk dua të shoh
Ju verbofshin sytë.
Nëse kush thot
Se nuk të dua
E lëshoft zemra
Nëse të qortojnë
Të mos flasim
Unë e Ti
Ju marrtë goja.
B. VETEMALLKIM
Nëse të thonë
Se nuk dua të shoh
M’u verbofshin sytë.
Nëse të thonë
Se nuk të dua
Më lëshoft zemra.
Nëse të flasin
Se unë
Nuk dua
Të flas me TY
Mbetsha Memec
Për jetë .
Nëse të thonë
Se unë
Nuk dua
Të takohem
Me Ty
Më vraft malli.