Kulturë\Letërsi

Ismail Gashi: Tre zërave të kësaj toke (Poezi)

Tre zërave të kësaj toke

Ai

Jusuf Gërvallës

 

Ai deshi një copë diell

Një copë tokë

bukë e ujë

Që aty të jetojë

Fatin e lidhi me të gjithë

Ai deshi të jetë mik

Të jetë Zot për vedi

Ai jetoi me nënën

Kërkoi liri shpirti

 

Tjetri shtrydhi gurin

Trusi gryken e topit

Mbylli jetën

Nëna i Tha;

Nëse vritesh bir

Plumbi në shpinë

mos të zë

Atij tregoi ballin

Gjoksin

Por

Mos vrajë

E mos vrit

Me plumb-shpine kurrë

Ai nuk ishte nënkëmbëz

Ishte urë e gurë

Ai u bë përmendore

I vdekur flet.

/28 nëntor 1991/

.

 

  Jeton Kosova

/Adem Demaçit/

 

Sot ktheu ndriçimin

Dielli qeshet

Toka gjallon

Gjarpinjët zvarranik

 

Hamallxhiu ka vdekur

Nuk djersitet nga mundi

Tupanxhiu shtrëngon rrathët

Prit të fillojmë vallen

 

Ulur ballë ode

ditët e pajtimit

flisje me popull

 Ti merrje

dorë pajtimi

 

I mbytem Gjarpinjtë

Me porosinë e madhe

Tre dekada myku

Deri në fladinë

 

Jemi mallëngjyer

Mos na merr për te madhe

Nuk jemi burra vaji

Kënga e burrit është vaj

 

Ti biri ynë i madh

Mësuesi entuziast

Prindi ynë i urët

Vëllai ynë i dashur

 

Flasim e çmallemi

Hidhemi në vaj gëzimi

Oda jonë është Kosova

Mbi toka e nënqielli ynë

 

Ore! sot kemi festë

Jemi të gjithë në log

Tok, Populli me ty

E Ti me popullin.

Maj 1990.

 

Fajtorë jemi vet ne shqiptarët?!

Delegatëve që dhanë pëlqim Kushtetutës serbe

28 mars 1989.

 

Jemi fajtor

Pse jemi këtu

Në tokën tonë

Më të vjetër

Se ky nënqiell.

 

Pse duam tokën

Pse u pagëzuam

Me emrin tonë

 

Se kemi lavdi historike

Në kërkim të lirisë

Pse kemi krenari

E identitet kombëtar

 

Jemi fajtor ne

Për lashtësi të tokës

Kishim perandori

Kur njeriu

Nuk njihej njeri

 

Pse tokën e lamë

Me djersë e gjak

Me betim në histori

I dhamë ngjyrën tonë

 

 

Bartëm peshën e kryqit

Kur në shpinë na ranë

                                                                                       “Romanë e Venecian

             Turk-sulltan e serb-dushan”…!

 

Shkruar më, 28 mars 1989