TESTAMENTI MESUESIT
(Mësuesi Halit Geci, i vrarë nga barbaria serbe në Llaushë, më 1998)
Para barabarisë mesjetare
Para tytave vrastare
Me fytyrë e gjymtyrë
Me qenie
E me shpirt
Por,
Edhe me gojë
E tha!
Unë jam
Mësuesi Halit…!
-Vazhdoi testamnetin
Ju më vrisni
Mua
Mësuesin Halit!
Nuk vrisni
Gjithë mësuesit
Shqiptarë
Pas meje
Si unë,
Këtë rrugë
Ecin
Mija mësues
Misionarë.
Dhjetra mija
Nxënës e studentë
Shqiptarë!
Këtu ju them…!
Kurrë nuk vritet
Mësuesi shqiptar!
Kurrë nuk ndalet
Shkolla shqipe!
Me shekuj
Ka jetuar
Jeton
E do jetoj.
Këtu ishim
Këtu jemi
E do të jem
Sa të ketë jetë
Në këtë tokë
Në këtë planet
Të të gjallëve
Do të ketë
Nxënës e shkollë
Gjuhë e libra Shqipe
Do të ketë mësues
Misionarë shqiptarë
Do të ketë POPULL
Shtet e komb shqiptar.
add a comment