TE JEMI SIÇ ISHIM !
Shtatë vjet
Jetuam të lumtur
Deri na u vu prita
Një hije tinzare.
Na kishte lakmi
Zilia inatqore
Na ndiqte mëni
Na ndau e përçau
Në skajshmëri
Të mos shihemi
As në afërsi
Të mos flasim
As kurrë
Të urrehemi
Se jemi një
Do vije dita
Të përqafohemi
Si dikur.
Kërkojmë
Të falur
Unë e ti.
Kurrë të hidhëruar!
Kurrë me urrejtje!
Të mendojmë
Vetëm lumturi.
NE VEND TE URIMIT
As një moment
As ditë as natë
Prania yte
Nuk mungon.
Asnjë çast
As këtë natën
Të ndrrimit
Të motmoteve
Uratën për Ty
Nuk e ndal.
Për shendet
Fizik e mendor
Siguri
Nga fjalët banale
Nga trishti
Mendimi i lig
E qellimi i keq
Nga synimi hipokrit.
Kujdes!
Nga inatet
Nga largimi
Mosdurimi
E urrejtja.
Të uroj
Të jesh
Gjithmonë
Siç ishe
Dhe tash
Si je!
add a comment