Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Të bashkuar për liri e për atdhe

Nga arkivi personal   
 
  A.       TE BASHKUAR PER LIRI E PER ATDHE

Shkruan: Ismail Gashi Sllovia

Subjektet partiake, politike e shtetërore shqiptare në Republikën e Kosovës, në përcaktimet e tyre esenciale, nuk kanë dallime e as moskuptime. Sepse, të gjitha përcaktim orientues e programor, kanë pavarësinա e Kosovës, dhe asnjëra prej tyre nuk anon kah Sërbia.Të gjitha janë për zgjidhjen e këtij  kontesti historik e kombëtar, të gjitha përkrahin dialogun  dhe mjetet joviolente, dhe si çdo lëvizje, edhe kjo e jona, nuk ngel këtu, nëse mjetet demokratike nuk arrijnë efikasitet dhe realizimin e aspiratave tona për pavarësi, nëse për këtë vullnet e përcaktim, nuk hasim në mirëkuptim me palën kontestuese dhe opinionin ndërkombëtar të vendosjes  politike, ekonomike e ushtarake, vazhdohet me opsionet të tjera adekuate me gjendjen e rrethanat e krijuara shoqërore..

Kur kihen parasysh këto masa ofruese, këto qendrime e forma veprimi të subjekteve në Kosovë e më gjërë, nuk mund të thuhet; se, Mbrenda për mbrend strukturave të subjekteve shqiptare ka mosmarrëveshtje e divergjenca të dukshme, apo moskuptime të thella. Këtu duhet të analizojmë, dhe t’i marrim në konsideratë, format e veprimit politik të deritashme, efikasitetin e këtyre veprimeve, disiplinën  dhe kulturën tonë politike e shtetërore të respektimit të e përfilljes së institucioneve prej nga varët  fuqia e efektit të shtetësisë dhe oganeve ekzekutive dhe qeverisëse  të pushtetit. Mu për këte, këto dilema e mospajtime që dëmtojnë unitetin e veprimit të përbashkët të institucioneve e vetë institucionaslizimin e organeve shtetërore. Këte duhet shikuar në të kaluarën tonë të afërt, kur filluan krijimet e subjekteve të sistemit shtetëror dhe ekzekutimit efikas të tyre. Këtu duhet veçuar difektet e leshimet e ndodhura, arshyeshmërinë, apo qëllimin subjektiv apo objektiv, pasi në këtë drejtim, kemi jo fort pak lëshime të rënda e padisiplinë, si në aspektin formal, ashtu edhe në ate aplikativ dhe efektiv të zbatueshmërisë ligjore e shtetërore. Rastët dëshmojnë se, formalisht ata dalin përfillës, vetëm kur nga ajo disiplinë kemi interes personal, klanor apo partiak, ose kemi krijuar organe e subjekte shtetërore me qëllim të marrjes së pushteti, nëse në ato jemi zgjedhur personalisht, persona e grupime tona, apo nga partit përkatëse. Por, nëse ka ndodhur e kundërta, e planifikimit dhe inskenimi. Atëherë, aty për aty, ato organe e subjekte dalin jo institucionale e joligjore, dhe për inekzistente i nëpërkëmbim dhe nuk i përligjim.

Nëse këto forma të veprimit politik e metoda nga e kaluara jonë e shkurtër politike e shtetërore, tentojmë t’i aplikojmë edhe tash, në këto momentetë vështira, por shumë vendimtare për çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare, përgjithsisht tentojmë të emërojmë subjekte qeveritare e shtetërore, pa konsultime të përbashkëta, pa analizë të thellë karshi ngjarjeve dhe kohës që, kemi.mund të bëjmë gabime fatale që nuk na mundësohet përmirësimi apo korigjimi minimal. Kjo na sjell në pozitën e mosdijes organizative, mosaftësisë kombëtare dhe të ndëshkohemi historikisht edhe për tradhëti të qëllinit e aspirtatës kombëtare. Kështu, çështja aktuale se, do të konstituojmë parlamentin, apo po krijojmë Komitetin e Shpëtimit Kombëtar, kërkon përkujdesje që ndijeshme e veprim logjik konform me rrethanat ekzistuese dhe shkallës së raporteve, si në aspektin kohor, ashtu edhe në ate të ngjarjeve. Struktura ekzistuese partiake e shtetërore, si dhe ato ushtarake të tashme, kërkojnë analizë të rrethanave politike, si ato të rrafshit kombëtar, ashtu edhe ato të rrafshit ndërkombëtar, dhe qëndrimeve të forcave të qendrave të vendosjes. Raporteve mes subjekteve shqiptare në Kosovë dhe raporteve ndërkombëtare, dhe për të gjitha këto duhet menduar gjithnjë në mbështetshmërinë Kushtetuese të veprimit politik e shtetëror. Jo të kërkojmë kushtetushmëri, vetëm kur ajo na konvenon, e Kushtetutën ta shkelim çdo ditë, kur na kemi leverdi. Tash nuk guxojmë të shikojmë ngushtë nga këndvështrimi i ngushtësimit e rrudhjes, siç ndodhi në LDK, që nga Kuvendi i Tretë i sajë, kur u thyen esencialist, jo vetëm parimet demokratike, programi e statuti i kësaj partie, por u veprua jashtë çdo norme kur u emërua Këshilli i Përgjithshëm e më vonë, edhe kur u emërua Kryesia Qendrore e kësaj partie. Plasaritja filloi të thellohejë e zgjerohejë me shpejtësi të mendjes së keqe e qëllimit të lig, duke ndarë e përçarë deri në ndjekje jo civilizuese. Kështu, ju ofrua rasti i volitshëm, që në vendet udhëheqëse të vijnë persona jo të denjët në aspektin material e politik, e ndoshta edhe kombëtare. U bllokua e u nëpërkëmbë çdo veprim e përcaktim programor e statutar të kësaj partie, e cila dikur logaritej për Lëvizje. Kështu, siç u veprua me qëllim, apo pa qëllim në LDK, nuk guxojmë të lejohet edhe në rrafshin e përgjithshëm të Kosovës, të veprohet me Parlamentin, Qeverinë dhe subjketet të tjëra shtetërore, që synohen të dalin nga parlamenti. Nuk duhet lejuar, siç janë përgatituar e planifikuar projekte nga disa klane e parti të vogla e të ndajmathuara këtyre klaneve që kanë synim jo pavarësinë, por postet e përfitimet përsonale. Mu për këtë, edhe u pamundësua kandidimi për deputet, atyre që popullit i kandidooi, apo popullit me mjeshtëri e heshtje varstare iu imponuan deputet jocilësor, të ndëgjueshëm për klanin dhe që pranojnë zgjidhje të cilido nivel, që votojnë qeveri i Ministra qeveritesh, ashtu siç e servojnë klanistët, që nuk kundërshtojnë asgjë që ju ofrohet. Nëse edhe më tutje veprohet kështu, dhe për këte kërkohet mbajntja e Parlamenti, përkundër anës formale Kushtetuese, është më mirë të mos mbahet fare parlamenti, se sa të mbahet e të  jetë shkaktar i thellimit të përçarjeve, largimit të unitetit, realizimi i qëllimeve të aspiratave tona kombëtare.

Të gjitha subjektët partiake e politike, tash duhet ta kenë mendjen e qëllimin si dhe konsideratën e posçme në afrimin e njohjen e njëri-tjetrit, e veçanarisht subjektit ushtarak që po vepron tash sa kohë. Madje, ky subjekt, ka ndryshuar opsionin e zgjedhjes së problemit të Kosovës, edhe pse opsioni paqësor del i pranueshëm edhe për te, ashtu siç nuk e konsiderojmë të hargjuar edhe subjektet e deritashme UÇK-ja ka arritur të tërhjek kategori e masa njerëzish, të luftojnë e të vejnë nën kontrollë afro gjysmën e trollit kosovarë/40%/. Ky subjekt ka tërhequr edhe vëmendjen e jashtme e për çdo ditë po rritë kurreshtjen e politikës ndërkombëtare, që të ofron e konsulton qëndrimet e tyre, kur është çështja e marrjes së qëndrimeve, masave apo edhe vendimeve për Kosovën. UÇK-ja në trevat e çliruara, po vendos pushtet civilë, dmth. po krijon shtet e pushtet. Të gjitha këto nuk guxojmë, madje edhe nëse tentojmë nuk do të na lejohet, ti marrim jo seriozisht. Kur subjekti i UÇK-së tashmë është realitet jokontestuues edhe në nivelin ndërkombëtare, ndaj këtij subjekti duhet pasur kujdes, të mos veprojmë me nguti e pamaturi as personale e as partiake  e nivele shtetërore, siç ndodhi para pak kohësh, kur u thanë fjalë e vlerësime të pa matura, joserioze. Madje,  edhe nënçmuese e mjaftë fyese, që nuk dihet ku do ju gjendet vendi.UÇK-ja duhet rrespekuar pjekurisht, jo me  lojara e duartrokitje  naïve, siç po veprohet në disa  nivele e mjedise, duke  folur kuturu se, komndant i sajë, sipas Kushtetutës, është ky e ai  se subjketi politik i sajë është kjo e ajo parti e përsonalitet e naivitete të ngjashme. Ky subjekt kërkon konsideratë, afrinm të kujdeshëm, korrekt të sinqerisht e vëllazëror, e që kështu, nuk u veprua thuaja nga asnjë personalitet apo parti politike. Vetëm afrimet vëllazërore zgjedhin dilemat, nëse vehet kontakti mes subjekteve tona, doemos krijohet uniteti dhe vetëm ky faktor krijon parakushte për interesimin e faktorit të jashtëm dhe mbetet i vetmi opsion alternativ marrëveshtje bashkërenditje e bashkëveprimi. Dihet se binari politik e ushtarak, ushqejnë dhe forcojnë njëri-tjetrin, këte e dëshmon edhe praktika jonë e shkurtër tash.Ne duhet të merremi vesh bashkarisht si unik dhe të një qëllimi, të zgjedhim cilendo mënyrë Kuvendin apo Këshillin Kombëtar, uniteti na hap rrugë jo vetëm kombëtare, por edhe ligjëshmëri Kushtetuese, në të kundërtën, thellimi I përçarjes  nga cilido pozicion del më dallues, largimi më I madh e arritja e aspiratës sonë kombëatre shumë më e largët.

Kur dihen këto dallime që nuk i kemi, qëllimi I përcaktuar, forma e veprimit e mjetet për zgjedhjen e cilido opsion, del i lehtë i pranueshëm e realizohet me efekte e cilësi të lartë.

Postimet e fundit !