Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi – Sllovia: Trazovaçët që na e prishën rehatinë

Nga arkivi personal     

JU TRAZOVAQËT QË NA PRISHNI RAHATINE

Shkruan: Ismail Gashi Sllovia

Prap po ju drejtohem hapur, juve trazovaqëve, që kur e kur na prishni rahatinë,na trazoni punët edhe atëherë, kur neve na duket, se i kemi qitur ato në rrugë të mbarë. Ju trozovaqët, që keni marr mësime nga e kaluara e juaj kombëtare e historia e popullit tuaj dhe vazhdimisht kërkoni,ta jetësoni aspiratën tuaj historike e kombëtare. Ju trazovaqët, që nuk hiqni dorë, dhe nuk ndryshoni në kërkesa tuaja, të cilat përherë, neve që kemi shkathtësi tjetërsimi dhe I përshtatemi çdo kohe, ambienti e klime, na pengoni në trasformimet e nevojshme të cilat na duhet t’i pësojmë, ashtu siç e lyp rendi e kuvendi. Mos harroni, se kur na duheni edhe ju, ne bëhemi  edhe me ju planprishësitë tanë të dikurshëm. Ama, vetëm kur për këtë e kemi interesin tonë.  Duhet ditur se, ne jemi ata, të cilët bashkëjetesën e krijuam edhe me”dreqin e zi” në troje tona stërgjyshore.  Ne fatin e lidhëm me barbarët mesjetar, duke respektuar ujkun për qengj, të cilëve ju pranuam sundimin me hu e litar mbi kurrizin e popullit tonë, duke treguar për këtë dëgjueshmëri e besnikëri qeni. Ne pajtohemi edhe me forcën e dreqit, po mos të ishit ju trazovaqët, ne do të jetonim nën hije-sofër të dhunës mesjetare. Sepse, ne e quajmëv për vëlla e për atdhe, vetëm ate, që na ushqen dhe ku jetojmë urrtë, but e mirë. Kështu, ndryshojmë, jemi kreativ, krijuam vëllazërim-bashkimin,.dhe u edukuam në frymë të patriotizmit socialit jugosllav, duke u formuar personalitete të gjithanëshme me plotë zbraztësira e ngathtësi për jetën. Dolem qenie të gjalla, pa ndjenja kombëtare e fetare, të pa aftë e pa  gjak për jetën.

Gjitha këto mekullira “përparimtare”, ju planprishësitë, ju trazovaqët, gjithmonë këni tentuar, me veprime të organizuara edhe ilegale të na pengoni, Kështu, keni vepruar, që nga LNÇ-ja e 1941-45. Ju punëprishësitë grindavec të sojit të Shaban Polluzhës, Gjon Serreqit, Adem Gllavicës e të tjerëve si këta. Edhe para kohës së tyre që tentuan të na ndanin nga PKJ dhe e ndihmës së pakursyer e përkrahjes atërore të lindjes e nënës Rusi. Ju trazovaqët, që dualët para forcës së madhe të ushtrisë së kuqe.  Ju prishësitë e rahatisë së popullit të vëllazëruar, prishësit e rahatisë edhe pasluftes “çlirimtare”. Juve ju denoi  gjyqi i “popullit” në Prizren, ku ju dha denimit meritor në emër të “popullit”, Juve trazovaqëve të papërmirësuar, që ju printe Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Kadri Halimi, Ali Aliu e ju udhëzonte Ismail Domoshi e të tjerë të përcaktuar e këmbëngulës për  rezistencë ndaj udhëheqjes së “popullit” dhe, pabindëshmërisë ndja LKJ. Ju mbajtëm në biruca  edhe 10, 20 e 28 vjet me qëllim të ndryshimit, përmirësimit e pendimit pozitiv ndaj “socializimit”,që t’I  ktheheni bashkëjetesës. Prapë mbetët në bindjet tuaja marramendëse të “gabuara”që na shqetësojnë se, ate që menduat ju atëherë, sot na doli kërkesë e natyrshme dhe e drejtë kombëtare e njerëzore. Ndërsa, tash në kohën tonë, kur po flasim e po shkruajmë, është bërë realitet I pranueshëm botërisht. Por ama, tash kërkojmë të na jepni hise edhe neve, që sado pak, edhe pse nuk na përfillnit, ne ju kemi “toleruar”, apo nga ju nuk kishim guxim të reagojmë siç kërkonte “padroni-partia”. Apo sado pak, edhe ne punuam e patëm “vullnet” për këtë. Edhe pse ju trazovaqët, na prishët punën edhe atëherë, kur nga përpjekjet tona, për të mirën e bashkëjetesës, na dhimbëte zemra e koka. Ju na prishët punë, edhe kur mori turr e vrap përparimi i motivuar nga Kushtetuta më përparimtare e më humane në botë, për të cilën, siç thot popullit ”rri shtrembër e fol  drejt”, ju trazovaqët na e nxorret edhe atë Kushtetutë me demonstratat e 1968, ashtu siç nxorrët flamuri kombëtar dhe universitetin. Kjo Kushtetutë e përsosur në botë-lindje, që vetëm “‘neve na ra hise”, na siguroi “udhëheqqja e popullit” që dhe sot, kur nuk I sheh askush, nga  pak rrahin gjokës për ngadhnjim kombëtar, he pirolla ju qoftë, e aferim që na mëshiroj me lindjen e nuk na lejoi të ngelim  aty ku ishim gjithmonë me përendimin.

Ju trazovaqërt, prishësitë e rahatisë, që nuk ju nënshtruat atyre që  donin tu   ju frigësonin, e të ju detyronin që të qetësoheni, ju prishët rahatinë e atyre, që ju tregonin “birën e miut”, ju hajnitë e pulave, që nuk ju njihte as lagjja e juaj. Ju trazovaqët kryeneq që, ju tërhoqëm vërejtjen parreshtur, që nga 1945,1968, 1975, 1979  e 1981 e sa e sa herë para 1945-së,por edhe tash, viteve të fundit; Të dëgjoni e kuptoni që, të hiqni dorë nga veprimet e papërmbajtura që prishin rahatinë tone. Të bini në rrugën e “zotit e të popullit”, që të tërhiqeni nga kërkesat tuaja. T’i nënshtroheni kohës dhe ligjit të durimit për qëndrimet tuaja lidhur me zbatimin e jetësimin  e qeverisë dhe shtetit tuaj neutral dhe të pavarur.

Mos harroni! Ju trazovaqët, rradhazi kështu keqvepruat më 1963, kur na sollët në dyshim besnikrinë tonë ndaj “Shokut tito”.  Populli sërbë atëherë u hamend ndaj bindjeve dhe përcaktimeve tona. Ju trazovaqët, shkaktuat këtë huti. Nuk u qetësuat as në vlugun e lulëzimit të bahkëjetesës sonë, kur shiheshin edhe ndjenjat tona kombëtare e fetare, kur ngriteshin në maje të majes së proletariatit. Kur nuk dallonim as ngjyrë, as komb, as fe e atdhe. Por, ndaheshim me mur kinez me vëlla. Ju kujdestarët e ndërgjegjes kombëtare, moralit kombëtar të tejshkuar që, ishte shpallur i panevojshme më 1975 e 1979. Na e prishët rahatinë përseri. Ju trazovaqët që nuk ndërruat kurrë, edhe kur me ju luftonim, ju përherë shtoheshit e zgjeroheshit, sa më 1981 na dualët doresh krejtësisht, dhe  na e luajt themelet e “shtëpisë së madhe”, na futët thikën mes popujve të ‘vëllazëruar”. na e morët popullin shqiptar tërsisht, hapët rrugë për forma dhe përmbajtje të reja demokratike e  kombëtare. Ju trazovaqëtr, prishësit e punëve e rahatisë, e na latë “me gishta në gojë” e të frigësuar  të shikojmë  nga birucat, skenat që zhvilloheshin më 1988,1989 e 1990, kur rrënohej “jugoslalvia jonë” e dashur para syve tanë të cilën vet me përpjekje e mund, bashkë e patëm krijua-r-t-,edhe me ju të pabinduerit. Ju të pabindurit krijuat edhe organizma politike e Lëvizje kombëtare. Çdo veprimtari e juaja ishte mbështetur në aspirate e kërkesa të arsyeshme njerëzore, historike e kombëtare. Ju trazovaqët që, as sot nuk po prani së këmbëngurit që, tek ne e mbi populli tonë, të mos thehen parimet univerzale të të drejtave ndërkombëtare të popujve, në mbështetje të konventave, tashmë të njohur dhe të aplikueshme, për vetëvendosje të drejtave dhe lirive të popujve.

Ju trazovaqët, prishësitë e rahatisë, durimit pakufi, që veproni në interes të popullit tuaj, aspiratës kombëtare, me sinqeritet e fjalë të dhënë, që punoni me korrektësi e vendosshmëri, që toleroni me pakufi. Kur është në pyetje interesi kombëtar, përbini edhe atë që nuk përbihet,kur është në pyetje çëstja e madhe e kauzës kombëtare, falni edhe atë që nuk falet, vetëm për idealin e shejt të atdheut dhe popullit. Të gjitha këto, ju I bëni, vetëm për hirë të unitetit, aspiratës dhe përkushtimit kombëtare. Pavarësisht syimeve të nënçmimit, etiketimit dhe inskenimeve që ju i vëreni me kohë dhe mirë i studioni. Ndaj jush kështu është vepruar ndër mote e sisteme të kaluara, dhe ka gjasë, të transformuariit që, kanë ndërruar vetëm këmishat, të veprojnë po me atë metodë, edhe në këto mote të ngrohtaa të integrimeve demokratike sot.

Madje, populli, votoi. Sepse, ai është I përcaktuar sdhe besonse ate që e premton duhet realizuar. Madje, sakrifkon gjithmonë dhe me vendosshmëri jep kontributin e vetë drejt përcaktimit dhe aspiratavëe kombëtare. Për pavarësi të Kosovës. Për këte ky popull votoi më 24 Maj 1992, në zgjedhjet e para, dhe prap ai arbitri I madh, na jep besimin e na ofron rast, të cilin ne nuk po e asryetojmë, gadi tash një vjet. Pse nuk përmbushim obliginmete e votës, së popullit, “mësuesit tonë të madh”, dhe vazhdimisht krrokasim se, ne kemi besimin e popullit.Jo vetëm që nuk kryem asnjë veprim prakrik, por as nuk lëshojmë rrugë, jemi mbetur si cungu në udhë. Dikur rahnim gjoks, nëse del individ apo grup që paraqet program më të avansuar, ne do t’I shkojmë pas, do të jemi te këmbët.  Kështu nuk po dëshmojmë, sepse kur dolën lëvizje, parti apo me veprime praktike ushtarake e politike, si: UPS më 1 Tetor 1997, UÇK-ja,  e partit të tjera.  Ne që kërkuam besimin e sovranit, dhe e morrëm ashtu siç e morrem, nuk I dolëm zot fjalës sonë,  ashtu siç I kemi premtuarn para popullit dhe betimit në fjlalën e dhënë,tash nuk lëvizim nga vendi, kërkojmë përbirime. shtyerje e të tjera forma zhagitëse,për ar syetime të paarsyetueshme e të pa argumetuara,ngjajmë lakadredhës jo serioze. Madje, ju vërsulemi subjekteve tona për t’i fajësuare për të krijuar atmosferë të disponimit negative, deri te zbërja e atyre sibjekteve të cilat vetë im kemi krijuar.

Pas mblejdhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 16 korrik 1998, Ky Kuvend më kurrë nuk u takua. Në këtë mbledhje konstituive, u zgjodh Kryetari  dhe Tre nënkryetarët e Kuvendit, si edhe sekretari I Kuvendit të Republikës së Kosovës. U zgjodhën edhe kryetarët e Grupeve kuvendore  dhe 19 Komisionet e Kuvendit të Republikës. Këtu duket marifeti. Disa deputet, që I shpëtuar për pak shoshës së hekrut, tash u paralizuan. Ata u zgjodhën nëpër disa Komisione, të cilat nuk kanë aqë shumë rëndësi në rrethanat aktuale, nëse edhe të tjerat punojnë, apo nëse Komisionet kuvendore këtë formë kanë punuar dhe arrijnë të mbulojnë punën e Kuvendit të rregullt, tash edhe në zgjedhjet e para. Këto kominsione u konstituan sipas qejfit klanor dhe pasi zgjedhja e kryetarit të Kuvenddit, nuk shkoi sipas shijes dhe dëshirës së tyre. Tash strukturat e Kuvendit u zgjodhën individ të besimit të forte. Në krye të gadi çdo komisioni parlametare, u vendosën persona që kane dhënë “kontribut në pastrimin e hekurt të kandidimit, kur u hoqen gadi të gjithë ish të burgosurit politikë, që kanë krijuar paralelizma dhe  kanë punuar më shumë në përçarje, pavarësisht premtimit e besimit të arbitrit, për çka  edhe I kanë vortuar.

Kuvendi është dashur të punojë, apo të krijohet Asambleja, siç e kërkojnë rrethanat e reja të luftës që janë krijuar pas zgjedhjeve. Të formohet Qeveria e të përgatiten grupet kuvendore e negociatore, të krijohet shteti e të vendoset pushtetit, të krijohet disiplina shtetërore dhe kultura e veprimit politik e pushtetit, pa lëshuar vetëvetën stihisë, të qahemi e të përçahemi e të vetëfajësohemi, apo të fajësohemi nga të tjerët apo mes vedi, edhe pa gabimet tona. Në vend që të krijojmë subjektet shtetërore, ne po emërojmë e po krijojmë surrogate këshillëtarësh, duke u larguar nga premtimet kërkesat dhe përcaktimet e popullit, që na e dha, apo “mjeshtërisht”,  ia morëm votën, apo ia vodhëm besimit, që po e bartim për së rëndi tash e sa vjet. Kjo urrtësi thotë: Zoti e populli, nuk mund të gënjehen gjatë. Por, edhe ndëshkimit të Zotit dhe popullit , nuk mund t’i shpëtohet lehtë, si që dëshirojmë të marrim uratën e popullit dhe bekimin e të madhit Zot, për madhështi, mospërmbushje të obligimit ndaj popullit, është turpësi fatale e mëkat që, nuk qitet në peshojë të faljes. Ndihmoi Zot, ata që dinë t’i ecinë të mirës për popullin e tyre. Ndëshkoj  Zot,ata që pengojnë rrugën e të drejtës dhe të mirës së popullit.

U shkrua më18 dhjetor 1998. U botua atyre ditëve në gazetën “Dielli” dhe “Illyria” në SHBA.