U dëbuan nga kulla
Burrat e Odës
Shkelen në prushin
E odës
Që dogji lubia
Pirromane.
Te rrapi
U tubuan
Burrat e logut
Aty dheun e ngrohët
Si fëmijë të njomë
E lëmuan
me dorë.
Aty në dhe
Më grykën e pushkës
Shënuan trojet
Dhe u betuan
Në Besa-besë
E në flamur
Ku bukës
I thonë bukë
E ujit ujë
Shqipëri e lirë
Tok me shqiptarët
Do të jetë.
Me betimin e tokës
Uratën e popullit
Ndalën hakmarrjen
Për madhshti të lirisë.
Armik i kësaj toke.
Të djegur
Këtij populli
Të ndjekur
Janë vetëm
Pirromanet
E hijenat
Që na dogjën
E na ndoqën.
Shtëpia ime
Shtëpia ime
Gjendet në Jug
Shtëpia ime
Gjendet
mes malesh
shtëpia ime
gjendet
në bulevard
shtëpia ime
është kudo
në jug
e në lindje
Ajo trollin
E ka në mua
Në shtëpinë time
Këndon kukuvajka
Urithet kopshtin
Ia kanë lavëruar
Kurrë s’e kam parë
atë shpendkeqe
Plakat
Kukuvajkën
E kanë mallkuar
netëve të vokta prilli
E urithët
Babai i nxirrte mbi dhe
Kurrë s’kam parë
Urithë të gjallë.
Gota e vetmisë
Në fëmijëri
Vishja herrkën
Veshje të vetme
në mrize
pija qumësht
me kumonë
të deles
shkova në qytet
në libra gjeta
jetën time
u bëra universitar
para nxënësve
dola me ditar
nxënësve ju fola
për alfabetin
shkrimet e shqipes
për shkollat revistat
për gramatikat shqipe
tash
pi gotën e vetmisë
unë dhe gota
jemi një
me fatin tonë
varur në qafë.