SHTATE DHEMBJE!
Shtatë dhembje
Dërmuan trupin tim
Shtatë mundime
Përjetoi zemra ime
Malli
Shtatë fish
Më mbyti.
Brengat
Shtatë herë
M’u shua
Shpirti
Shtatë pash
M’u varros
Në dhe.
LEXOJE MALLIN TIM
Në fytyren time
Lexoje mallin tim
Te shkruar me lot.
Lotet shkronja
Flasin mallin tim
Lexoni ju
Rreth meje
Lexoje edhe ti
Mos u largo
Mos ik në harresë.
Gjyshi!
Nuk të harron
Që aq shume e don!
DO FLASISH DIKUR…!
Tash sa ditë
Ti fëmijë
Do t’i kujtosh
Do t’ju flasish
Të tjerëve.
-Jemi izoluar natyrshëm
Nga Pademia Virusi-Korona
Covid-19.
Nuk di
Sa do zgjas
Përmallimi ynë
Deri në përqafim.
add a comment