SA MALL E TRISHTIM
Nga tërmeti
Ikin jashtë
Edhe minjtë.
Para Termetit
Ulurojnë qenët
Sa trishtim…!
Kaq afër
Me muaj e vit
Nuk të shoh
Mbeta në pritje
Ta njësoj kohën
Në premtet e dyta
Vetëm
Të takoj.
M’u lodhën
Këmbët
M’u errësuan
Sytë
Në kërkim
Të fytyrës tënde
Kam ankth
Nga urdhërat:
Ule kokën!
Mos fol !
Mos e shiko!
Mos përshëndet!
Jeta ime
Nuk mund
Të qëndroj
Pa shpresë
Nga pesha
E mallit
Dhe brengës
Që më rëndon
Të të shoh
Ty mbesa ime…!
add a comment