Çdo ditë
Vij e të kërkoj
Ndjenja me kërkon
Instikti më shtynë
Të çmallem
Me ty.
Brenga me shtynë
Të vij tek Ti
Të gjej aty
Në udhëkryq
Pafajësisht
E ke mbetur
Tash e sa kohë.
Gjyshi është
Me ty
Gjithherë
Që të tregon
Rrugën e jetës
E diturisë.
Nuk mbetësh
Kurrë në udhëkryq
Pa kahje
Pa orientim
Do të kesh
Adresë e vendbanim
Nga nisesh në rrugëtimin
E ku të kthehesh
Në banim.
TOKA E RE
Me Faustin
Do të krijojmë
Tokë të re.
T’i zbrazim
Ujërat e Kënetës
Së Maliqit
E ujërat
E detit.
Do të bëjmë
Toka të reja
Pa matje gjeodezike
Pa kontest pronash
Të gjitha
Do të jenë
Toka
Në pronësi tona.
RASTETISJA
Si gjithmonë
Rastisi edhe sot
Numrin teres
U takuam shkurt
Rrënzë një shtëpie
Afër shtëpisë sonë
Biseduam shkurt
Ti mbyllur në veturë
Une jashte saj
Folëm me frikë
E gjestikulacion
Dronim urrejtjes e mënisë
Ne u çmallem
Nga malli i vjetër
Dhe brega e rënd
Qe ndalon takimet
E përmalljet tona
Ne me inat kanunit
Ia thyem noçkën.