NË NDARJE
Të kam
Mall e
Kam brengë
Në ndarje
Të porosisë
Kurrë mos gënje!
As për levërdi
As për mashtrim.
Gënjeshtra
Është sajesë
Majë e gjithë ligësisë
Është shëmti
Të humb vlerë
Morale
Kombëtare
E njerëzore
Të poshtëron.
Mos lakmo
Kurrë!
Mos lejo
Që të hamend
Lakmia
Materiale
E shpirtërore
Këto dobësi
Të poshtërojnë
Para familjes
E rrethit
Ku jeton
Para kombit
E para njerëzisë.
Ruaje moralin
Kombëtar e njerëzor.
Thesar.
Morali gjinor
Të lartëson
Në pamje
Të jep vlerë
Të bënë Krenare
E kryelartë
Në familje
Të nderon
Para kombit
E gjithë njerëzisë.
Duaje gjuhën
Popullin e
Atdheun tëndë.
add a comment