Ndalmi lotët
Ditën kur ra termeti
Date terës 13
Të korrurave
Shembi kalanë
E lumturisë time.
U ndamë
Pa përshëndetje
Atë ditë filloi trishtimi.
Vizatimin që ma le
Asaj dite
Vizatove këmbët?!
Simbol rrugëtimi.
Ecjeve të vështira
Në jetë
Përplasjet e Krishtit.
Në vizatimin
E asaj dite?!
Vizatove dorën?!
Pastërti e Shën Mërisë
E më the!
Gjysh!
Dora, nuk është e imja!
Vërtet, nuk ishte
E ytja!
Dora jote
Je Ti !
Ti je uratë,
Dhuratë pa mallkim
Mallkim vetëm hijenave
Për gjuatjen e shtrigave
Që hedhin
Në rrugë të liga
Shkuan “Shkup e Shkodër”
Për trazim
Të shpirtit
Tënd !
Mençuria yte
Legjendë…!
Nam i Zanës
Mos e vrisni
Engjullin!
E zbritur
Në Tokë!
Traditë triumfi
Jo mallkim…!
”t’shitoft Zana!”
Ndalmi vuajtjet!
Ndalmi dhembjet
…!
Ndalmi lotët!
Ndalmi klithmat!
Kthema lumturinë!
…!
add a comment