Kulturë\Letërsi

Ismail Gashi: Mallkim tradhtisë (poezi)

MALLKIM TRADHTISE
 
Deputetët që votuan kundër autonomisë së Kosovës.            
               35 vjet me pare

Toka u mbush me vrasës

Rruget me tym e helëm

Shtëpitë na i mbulloi heshtja

Gishtrinjët tuaj të mallkuar

 

Ata gishtrinjë që derdhen gjakun

Ata gishtrinje që preken plagët

Ata gishtërinjë që hodhën futen

Ata gishtërinjë na vranë fëmijët

 

Dora e mallkuar

Na kalli mallin për bijtë

Dora e shitur tradhëtisht

Na varfëroi lirinë

 

Ata gishtërinjë hapën varre

Na bënë me vaj për mote

Ju pa  ndërgjegje

Ju vraft mallkimi i nënave!

 

Ju gishtërinjë të shitur

Ju marrët mallkimi

I kësaj Toke

Ju shoft zjerri në votër.

 

 

Na varfëruat sofrën e fëmijëve

Ju vraft malli i bijeve tanë

Vaj qendrese jemi lindur

 

Deputet e vdekjeve tona

Tradhetisht na pret në besë

Deputetet e tradhëtisë

Qe vrasin popullin e vetë

 

Shikoni gishtërinjët tuaj

Ata rrjedhin gjaku të popullit

Gishtërinjët tuaj të ngritur

Thërrasin vdekjet tona

 

Ju drejtuat gishtërinjët-plumba

Në qëndresën e popullit

Sa nxen dielli e hëna

                                                     Do ju zë nami i nënëve.

 

                                                     Na shtyet në kërkim lirie

                                                    Nga thellësi e kësaj toke

                                                    Shtatë ditë e netë pritëm Marathonomakun

                                                   Katër anët jehoi zëri i lirisë.