Kur Ti
Erdhe në jetë
Më lindi gëzimi
Si gjyshit
Për mbesë
Të pagëzuam More,a
Kondenzim malli
Për atdheun e humbur
Cdo mëngjes të shikoja
Si lindjen e diellit
Tërë ditën
Të vëzhgoja
Rriten ta veneroja
Në mbrëmje ndahesha
Gjatë të shoqëruar
Fytyrë e lëvizje
Tuaja dinamike.
Kurrë ndarjen
Nuk e kam menduar
Sa ndarjen nga vetëvetja
Në këtë dashuri
Më ra tërmeti
Malli dhe brenga
Ditë e natë
Të mendoj
Vetëm Ty.
PSE U PERLOTEM…?!!!
Pse atë mbrëmje vonë
Të solli malli në shtëpi
Befasisht mungoi babai
Sykaltroshët u përlotën
Nga hipokrizia
E injorancës
E mbjellur
Si mish dhije
Në shpirtin tënd.
Rrjedhë e lotëve
Mbi faqe të njoma
Dhe në rrudhat e mijë.
Fshiva lotin tënd
Fytyrën lava
Me lot e mijë
Të thash ,,,,, !
Babi të don shumë
Je e jona
Në sofër
Dhe në këtë shtëpi
Po ta dinte babi
Se do vije Ti
Nuk do dilte kurrë
Në sheti!