KERCNIM PER SHTEPINE TIME?!
Ditën e puntorëve
Një Maj i këtij viti.
Foli me zë kërcënues
Do thërras policinë
Nëse edhe njëherë
Vije si sot këndej !
Ju përgjigja;
Thirre sot
Mos e le për nesër!
Se shtëpinë time.
Kurre !
As dje as sot
E as nesër
E as kurrë!
Nuk ka pasur
As nuk do ketë
Forcë njerëzore
As shtetërore
Nuk ka ligj
E kanun njerëzor
As ligj fetar
As Bibël
As Kur’an
Shtëpinë time
Të ma ndal !
Kjo ishte
Eshtë e do jetë
Shtëpia ime
Ku kam lindur
Jam rritur
E ku do vdes !
Kam fëmjët
Trashigimtare
Dhe trashëgim
E kam
Nga të parët
Dhe do kem
Dem baba dem.
Sa të ketë jetë
Në këtë planetë
Të të gjallëve.
VEND TE URIMIT
( Për Bajramin e madh)
Së pari të uroj shëndet
Rehati shpirtërore
E siguri materiale.
Të dëshiroj
Viirtyte njerëzore
Krenari
Për përkatësinë
Kombëtare.
Dashuri për atdheun
Popullin
E gjuhën kombëtare..
Të uroj miqësi
Të sinqertë njerëzore
Respekt për dëshmorët
Kënaqësi për lirinë
Konsideratë e krenari
Për traditën kombëtare
Lavdinë historike.
Respekt mendimit
E besimit ndryshe.
Mbi të gjitha
E gjithçka
Për Lirinë e popullit
E Atdheut.
NE DITEN E FEMIJES
Nga malli e benga
Me eshte krijuar
Ne mendje
Frika dhe bindja
Se, me vendim
Te se drejtes
Ke mbetur
Ne mjedise
Te padrejte.
Tash Femje
I te Dhjetave
Me kufizime
Te ashperta
Ne fjale, mendim
E lëvizje te lire.
Madje…
Edhe ne shikim !
Me rende
Se nje i burgosur
Per krime te renda.
Ku eshte e drejta
Per Ty ?!
Ku janë te drejtat
E njeriut?!
Ku janë kompetetet
Ku eshte
Liria e jetës?
Ku eshte e drejta
Dhe dashuria
Ndaj fëmijës?
Ku eshte prindi
I ndaluar!
Qe mendon gjithmone
Per te
E me te!
Ku eshte njerëzimi?
Ku eshte
E drejta e fëmijës …?
E shekullit 21 ?! .