Kulturë\Letërsi

Ismail Gashi: I burgosuri (Poezi)

Jetë në përmasa

I burgosuri

 

Jetë njeriu

Skenë përmasash

Me hapa të caktuar

Në hapësirë e kohë

 

Duart në proporcion

Të panatyrshëm

Sytë

Shikim të kufizuar

Me anët e horizontit

Lëvizim

Si toka rreth diellit

Matje

Kohe

Në hapësirë

Fenomenet natyrore

E fiziologjike

Në sekonda

Lëkura ka ndjesi

Të tashme

E të shkuar

 

Lëvizim me kod

Kohën

Nuk e masimë

As me ditë

As me orë

Me rrapëllimë

Hapash

E zërash kërcënues

Koha matet

Me rrahje

Shtërzime

E çirrje

Nga pyetjet

Me ushqim

Pa kalori

Jetoj

Në kohë

Të eci

Me urdhër

Në parrugë

Të njëjtë

Jetoj

Në përmasa

Për aq

Sa mbahet

jeta.