ECIM KAH ËSHTË DRITA
“Vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerë’N.Frashëri
Do ecim rrugëve
Të shtruar në përmasa
fushave me lule
E me të lashta
Qyteteve metropole
Qendarve olimpike
Auditorve universitare
Arkivave e bibliotekave
Instituteve e enteve
Ateleve e muzeve
Kah është drita
E vërteta e madhrishme
Shohim e dëgjojmë
Ndjejmë e shijojmë
Jo kah errësira!
Në terrin
Burg të natës
E llahtari
Të kërkojmë
Dritë e dituri.
Jo kurrë moqaleve!
Maleve të pashkelura
E shkretirave
Ku mbulon shëmtia.
Nuk shkojmë
Kurrë në magji
Te falltori
E shkrolaxhia.
Njerëz të papastër
Me kryq të varur
Kalugjerë me thika
nxorën sytë Simonoidës.
Apo te ata…!
Që ngrehin tespi
E shkruajnë
Hajmalia.
add a comment