250 intelektualë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtutuese të këtij vendi, mosshfuqizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, ndërsa në datën 11 dhjetor ajo pritet të nisë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për gjuhët.
Duke shprehur besimin se gjykata më e lartë e vendit nuk do të lejojë cenimin e ndjenjave të qytetarëve shqiptarë dhe fundosjes së besimit të tyre në këtë gjykatë, në letrën drejtuar kushthueses, rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe, Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, Prof. Dr. Jusuf Zejneli UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri, por edhe dekanë dhe profesorë, përfshi edhe gjuhëtarin e njohur Agim Vinca, i kujtojnë gjykatës rastet kur vendimet e saj kanë shkaktuar tensione e pakënaqësi, që kanë çuar në pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara në rrugë institucionale, siç shkruhet në letër.
“Nga sa kemi pasur rastin të dëgjojmë nga Ju, të nderuar Gjyqtarë, si dhe nga disa përfaqësues të lartë politikë (si, për shembull, deklaratat e Kryeministrit Mickovski, i cili pohon se do të abrogohen vetëm dy-tre nene të ligjit në fjalë), kemi arsye të dyshojmë se mund të bëheni pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, që ka për qëllim pikërisht atë që po deklarohet haptas në nivelin më të lartë shtetëror”, vijon letra e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë së veriut.
i.b./dita